LAJMI I FUNDIT:

Çokollata e ngrohtë djegës

Çokollata e ngrohtë djegës

Një pije shumë dëshiruar nga të gjithë ata që adhurojnë çokollatën dhe specin djegës

Përbërësit:


– 400 ml qumësht,
– 100 g çokollatë të zezë,
– Spec djegës të kuq të bluar sa mund të kapet me gisht,
– 1 lugë supe sheqer të kafenjtë,
– Një lugë akullore nga vanilja

Përgatitja:

Kur qumështi të vlojë, shtoni çokollatën e zezë, sheqerin dhe specin e kuq të bluar sa mund të kapni me gisht.

Kur e gjitha kjo të vlojë, qiteni në filxhan, zbukurojeni me një lugë akullore nga vanilja dhe me spec djegës.

Kënaquni, – transmeton Telegrafi.