Për të tetin vit radhazi, Coca-Cola HBC është renditur si kompania më e qëndrueshme në industrinë e pijeve për vitin 2024, sipas klasifikimit Dow Jones për më të mirët në këtë kategori.
Ky klasifikim, i njohur më parë si Indeksi i Qëndrueshmërisë Dow Jones, realizohet nga korporata S&P Global, e cila ka konfirmuar pozicionin udhëheqës të Coca-Cola HBC në nivel global.
Coca-Cola HBC Group, e cila përfshin edhe Coca-Cola HBC Kosovën, është e përkushtuar ndaj praktikave të qëndrueshme të biznesit, ndër to edhe luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e burimeve ujore. Falë këtyre përpjekjeve, kompania është renditur gjithashtu si lidere në listën CDP (Carbon Disclosure Project, e cila mat ndikimin e kompanisë në ndryshimet klimatike), duke arritur një vlerësim të dyfishtë A për Klimën dhe Ujin në vitin 2024.
CEO i Coca-Cola HBC, Zoran Bogdanovic, deklaroi:
“Ne vazhdimisht zhivllojmë modelin tone biznesor për të siguruar rritje të suksesshme dhe njëkohësisht të qëndrueshme duke ndjekur një qasje të qartë dhe strategjike ndaj qëndrueshmërisë gjë që e bën biznesin tonë më të qëndrueshëm. Çdo vit kemi përparime të mira drejt objektivave tona ambicioze dhe të matshme në qëndrueshmëri. Në vitin 2025, iniciativa Science Based Targets (SBTi) miratoi objektivin tonë NetZero by 2040, i cili për herë të parë përfshin edhe Egjiptin.
“E dimë se iniciativat e qëndrueshmërisë janë gjithnjë e më të rëndësishme për klientët dhe konsumatorët tanë. Klientët tanë na tregojnë se vlerësojnë ekspertizën tonë në qëndrueshmëri dhe se iniciativat tona të përbashkëta ndihmojnë në rritjen e biznesit të tyre, gjë që në këmbim forcon edhe biznesin tone”.
“Faleminderit kolegëve tanë, klientëve, furnitorëve dhe partnerëve që po na ndihmojnë të vazhdojmë këtë rrugëtim drejtë një të ardhme më të qëndrueshme,” deklaroi Boganovic.
👉 Lexoni më shumë rreth rrugëtimit dhe përkushtimit tonë në qëndrueshmëri.
Klasifikimi bazohet në performancën e kompanisë në Vlerësimin e Qëndrueshmërisë Korporative (CSA).
Në Kosovë, Coca-Cola HBC mbetet e përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë korporative, duke integruar këto parime në çdo aspekt të operacioneve biznesore. Si pjesë e strategjisë sonë afatgjatë, ne synojmë të krijojmë dhe të ndajme vlerë për të gjithë partnerët tanë, duke përfshirë konsumatorët, klientët, komunitetet, punonjësit dhe aksionarët.
Angazhimi ynë për një ndikim pozitiv reflektohet në tri objektiva kryesore: promovimi i një stili jetese të shëndetshëm, reduktimi i ndotjesmjedisore dhe mbështetja e komuniteteve tona.
Përmes programeve dhe angazhimeve tona në Kosovë, ne po kontribuojmë në një mjedis më të pastër, një komunitet më të fortë dhe një kulturë të përgjegjshme biznesi që sjell ndryshim të qëndrueshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës