LAJMI I FUNDIT:

Çmimi Nobel në ekonomi i jepet Claudia Goldin për punën e saj mbi gratë në tregun e punës

Çmimi Nobel në ekonomi i jepet Claudia Goldin për punën e saj mbi gratë në tregun e punës

Claudia Goldin, profesoreshë në Harvard, është nderuar me Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike, çmimi i fundit i sezonit Nobel të këtij viti.

Ajo u nderua të hënën me çmimin Nobel në ekonomi për kontributin e saj “në avancimin e të kuptuarit të grave në tregun e punës”.


Goldin, një specialiste në historinë e punës dhe ekonomisë është gruaja e tretë që shpërblehet me këtë çmim.

Çmimi i Ekonomisë u krijua në vitin 1968 nga banka qendrore e Suedisë dhe njihet zyrtarisht si Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit.

Fituesit e vitit të kaluar ishin ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas W. Diamond dhe Philip Dybvig për kërkimin e tyre në dështimet e bankave që ndihmuan në formësimin e reagimit agresiv të Amerikës ndaj krizës financiare 2007-2008.

Vetëm dy nga 92 laureatët e nderuar të ekonomisë kanë qenë gra. /Telegrafi/