LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i energjisë në Shqipëri, Balluku: Fasha 800 kW mund të mos aplikohet as në nëntor

Çmimi i energjisë në Shqipëri, Balluku: Fasha 800 kW mund të mos aplikohet as në nëntor

Konsumi i reduktuar i energjisë në tetor, si dhe reshjet që priten në fillim të nëntorit, janë dy sinjale pozitive që mund të çojnë qeverinë shqiptare të vendosin që të mos e aplikojë as në nëntor fashën 800 kilovat në faturat e energjisë elektrike.

Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht edhe ministrja e energjisë, Belinda Balluku, e cila pohoi po ende po mblidhen të dhënat për të marrë një vendim të tillë.

“ERE miraton çmimin dhe aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne jemi duke pritur të gjitha të dhënat sa i përket konsumit, i cili është ulur”, ka thënë Balluku.


“Shqiptarët janë sensibilizuar dhe kanë konsumuar 5% më pak se vitin e kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në kaskadën e Drinit çka do të sillte që qeveria të mos aplikonte as në nëntor fashën 800 kW. Ne do ta analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit dhe në çmimet e tregut të importit që nuk janë në kontrollin e qeverisë, por ndikohen nga situata gjeopolitike që kemi”, ka shtuar Balluku. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori