Çmimet e larta rezulton se po e reduktojnë konsumin në Shqipëri, duke ndikuar në uljen e importeve të shumë produkteve.
Sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave INSTAT për 11 mujorin, importet në total, në sasi, u tkurrën me 6.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndonëse po blejnë më pak mallra, konsumatorët po i paguajnë ato shumë më shtrenjtë.
Po sipas INSTAT, importet në vlerë për janar-nëntor arritën në 7.3 miliardë lekë, me rritje 20 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. E përkthyer në vlerë, janë 143 miliardë lekë, ose 1.2 miliardë euro më shumë të paguara për të blerë më pak mallra në sasi.
Nga 96 kapituj, që raporton INSTAT, për gjysmën e tyre importet ishin në rënie në sasi.
Tkurrjen më të lartë në sasi e ka shënuar kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që u tkurr me 15% m bazë vjetore për periudhën janar-nëntor. Efektin e ka dhënë ulja e karburanteve, teksa importuesit pohojnë se rritja e çmimeve të naftës e benzinës ka ndikuar ndjeshëm në konsumin e tyre.
Që nga marsi, çmimi i naftës u rrit ndjeshëm duke kulmuar në 265 lekë/litër, nga 185 më parë, si rrjedhojë e efekteve të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Më pas çmimet mbetën të larta në rreth 220-240 lekë për litër dhe vetëm së fundmi kanë zbritur në rreth 200 lekë/litër. Ndonëse importet e këtij kapitulli në sasi ishin me rënie, në vlerë u rritën me 67 për qind, ose rreth 480 milionë euro më shumë.
Materialet e ndërtimit, që shënuan rënie në pjesën e parë të vitit për shkak të shtrenjtimit të çmimeve e kanë marrë veten, duke iu rikthyer rritjes edhe në sasi. Importet e gizës dhe çelikut u zgjeruan me më pak se 1 për qind në sasi, ndërsa të çimentos me 12 për qind.
Në rënie të ndjeshme ishin drithërat, që u tkurrën me 24.5 për qind në sasi për 11 mujorin, që sipas aktorëve të tregut është e lidhur me rënien e konsumit si pasojë e emigracionit dhe importin e sasive të larta në muajt e parë të vitit, duke krijuar rezerva.
Në rënie të fortë janë dhe plehëruesit, importet e të cilave në sasi ranë e 50 për qind, që reflekton rënien e kërkesës për prodhim nga bujqësia, e ndikuar si nga emigracioni ashtu dhe shtrenjtimi i lëndëve të para, duke dekurajuar mbjelljet e reja. Në të kundërt, importet e zarzavateve janë rritur ndjeshëm me 32 për qind në sasi, një tregues se rënia e prodhimit vendas po zëvendësohet nga importet.
Mjetet e transportit kanë rënë me 12 për qind (e matur po në sasi). Aktorët e tregut të sigurimeve kanë pohuar se emigracioni po ndikon në uljen e numrit të përdoruesve të makinave, të cilën ata e masin përmes sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.
Edhe konsumi i kafesë rezulton në rënie, me importet që janë tkurrur me 13 për qind në sasi. Shoqata e bareve dhe restoranteve ka pohuar vazhdimisht se konsumi në bare e restorante ka ardhur në rënie.
Në nëntor, inflacioni arriti në 7.9 për qind, çka nënkupton se çmimet mesatarisht janë rreth 8% më të shtrenjta se një vit më parë.
Ndonëse për herë të parë në në më shumë se një vit, inflacioni shfaqi shenja ngadalësuese, sërish ai mbetet afër niveleve më të larta që nga viti 1998. Shtrenjtimin më të lartë e kanë shënuar ushqimet, që janë produkti bazë i jetesës dhe karburantet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova