LAJMI I FUNDIT:

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimet e shitjes me pakicë të eurodizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri janë ulur për 0.50 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të njëjta, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i eurodizelit do të jetë 57.5 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 46 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas komisionit, është ulur edhe çmimi i mazutit për 0.473 denarë për kilogram dhe arrinë në 27.636.

Këto çmime do të vendosen prej orës 00:00 më 20/03/2018./Telegrafi/