Cllevios i rrjedh në internet kënga “Edi Rama” - nuk lë pa e ngacmuar Noizyn
Kleviol Ahmeti i njohur tashmë për publikun si Cllevio po vazhdon të jetë akoma ndër emrat më të komentuar në rrjete sociale e faqet rozë.
Reperit së fundmi i është publikuar në internet kënga e re “Edi Rama”, ku siç shihet ‘thumbon’ në masë të madhe Noizyn.
Duke qenë se me Rigels Rajkun (emri i vërtetë) është përfshirë në një sherr vitin që lamë pas, ai edhe në këtë projekt e ka përmendur në disa raste.

Përveç artistit të lartpërmendur, ai tërthorazi në këtë këngë ka përfshirë edhe emra të tjerë.
“Mbreti me shapka” - ka qenë një fjali ku Cllevio i referohet Noizyt, e më pas te “Major Bisha” i është referuar sigurimit personal të tij.

Duke qenë se janë në ‘beef’ akoma me njëri-tjetrin, ai ka hedhur kunja edhe në të tjera raste.
Cllevio në këngë ka përmendur edhe rap-artisten nga Prizreni, Doruntina Shala - Tayna, por në aspekt pozitiv.

Një reagim në lidhje me këtë nuk e ka bërë akoma reperi, apo nëse kur do të dilte saktësisht ky projekt. /Telegrafi/






































