Claire Danes dhe Hugh Dancy kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Megjithëse është e paqartë se kur lindi foshnja, çifti u fotografuan me foshnjën rrugëve të New Yorkut të hënën.


Për daljen, aktorja e famshme kishte veshur një fustan shumëngjyrësh, ndërsa bashkëshorti i saj zgjodhi një këmishë ‘Polo’ blu të errët dhe pantallona të shkurtra.

Screenshot 17 11 Foto: Backgrid

Bashkë-aktorët e “Evening” janë prindër të djemve: Cyrus, dhjetëvjeçar dhe Rowan, katërvjeçar.

Njëri nga ta lindi në vitin 2012, gjersa tjetri fëmijë erdhi në jetë në gusht të vitit 2018.

Screenshot 18 7 Foto: Backgrid

Dancy dhe fituesja e “Golden Globe” janë së bashku që nga viti 2006.

Ylli i “Law & Order” i propozoi partneres së tij në vitin 2009, teksa u martuan në Francë në po atë vit. /Telegrafi/

Screenshot 19 5 Foto: Backgrid

Screenshot 20 5 Foto: Invision/AP