LAJMI I FUNDIT:

Çka tash?

Pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nga ana e Kuvendit, duhet patjetër të shtrohet pyetja çka tash?

Nëse kthehemi në retrospektivë dhe i bëjmë një analize ngjarjeve dhe zhvillimeve të cilat ndodhen në Kosovë, gjatë dhe pas seancës parlamentare të 22 shkurtit 2011, vërtetë se nuk mund të shihet asgjë pozitive për Kosovën, pos destabilitet dhe kthim mbrapa.


Se një President i vendit duhet të jetë figure unifikuese, e pa kontestueshme në të gjitha aspektet, kjo është çështje e ditur. Por, fatkeqësisht u vërtetua se kjo nuk është ashtu, dhe nuk kuptohet njëjtë nga të gjithë dhe natyrshëm. Se Z. Pacolli, s’ishte ajo figura e kërkuar unifikuese, me një të kaluar te kthjellët, me një të tashme dhe me një të ardhme të qartë, e kanë thënë shumë segmente me rëndë si shoqërore, media, analistë, politikan, etj. Këtë mëndim e kam mbrojtur edhe unë. Jo pse për mua Z. Pacolli është i papranueshëm në çfarëdo lloj pyetje në cilësinë e një qytetari të barabartë. Përkundrazi, ai gëzon respekt të veçantë për të arriturat e tij në sferën e biznesit, pa marr parasysh mënyrën se si ka arritur, sepse nuk duhet të jetë me interes, kur është në pyetje integriteti personal i çdo kujt. Por, në rast që një person pretendon apo udhëheq me një post publik, pronar i të cilit, në këtë raste nuk është me individi por populli, atëherë ky është obligim i përgjithshëm dhe është detyrë e çdo qytetari të japë kontributin e tij.

Z. Pacolli vërtetë duhet kuptuar, dhe nuk duhet fajësuar edhe aq. Jo për personalitetin e tij, por për zgjedhjen e tij President. Ndoshta duhet fajësuar këmbëngulësia e tij që të bëhet President me çdo kusht, edhe përkundër rezervave të mëdha të shprehura paraprakisht nga opinioni publik. Por, kjo nuk do mjaftonte në qoftë se të njëjtën valle nuk do ta luante edhe Kryeministri i Kosovës, z.Hashim Thaçi, i cili edhe përkundër, kundërshtimeve të mëdha, madje edhe nga një pjesë e PDK-së nuk hoqi dorë nga ambicia e tij, për tu bërë Kryeministër dhe ta bëjë Z. Pacolli President.

Tashmë Gjykata Kushtetuese e dha verdiktin e vetë, i cili duhet patjetër përshëndetur. Kjo vërtetë është një e arritur e madhe për Kosovën. Kosova me anë të këtij Institucioni të rëndësishëm vërtetë po dëshmon, se, këtu nuk është gjithçka zi. Kosova, me anë të këtij vendimi po dëshmon se ka një perspektivë dhe një të ardhme, se një ditë këtu vërtetë do të mund të funksionoj shteti ligjor, mbi të cilin sundon ligji. Kosovës i duhen këso lajme të mira ku në një faqe të zezë e cila ju dha imazhit të saj vërtetë të jetë një pikë e bardh, me te cilën ky Institucion edhe njëherë dëshmoj që është në shërbim dhe vetëm në shërbim të ligjit, dhe se ligji është mbi të gjithë.

Tashmë, pasi që Gjykata e ka dhënë verdiktin, pa tjetër se duhet të shtrohet pyetja çka tash? Gjykata ka konstatuar se në seancën në fjalë është shkelur Kushtetuta nga ana e Parlamentit të Republikës së Kosovës. Kjo, do të thotë se shkelje kanë bërë të gjithë Deputetët e pranishëm në Kuvend. Prandaj, nga kjo del se të gjitha zgjedhjet të cilat kanë ndodhur atë ditë duke përfshirë këtu edhe qeverinë, edhe nëse kanë kredibilitet ligjor, nuk e kanë atë moral.

Nga kjo del tash se Kosova vitin e kaluar, kur u fut në krizë Institucionale nuk diti ta menaxhoj mire situatën. Zgjedhjet ishin shumë të ngutshme dhe të pa përgatitura si duhet, ndërsa qëllimi i tyre nuk ishte e mira e përgjithshme dhe Kosova, por, ishin interesat e ngushta te zakonshme këtu në Kosovë, për mbajtje pushteti me çdo kusht, gjë që edhe u konstatua më vonë. Farën të cilën e mbollëm tashme po i jep frutat. Nga zgjedhje të kontestuar, të manipuluara nuk mund të pritesh diç më mire, pos kthim mbrapa.

Tani jemi prapë në piken zero. Nuk kemi lëvizur aspak përpara, përkundrazi kemi ecur mbrapa. Imazhi i Kosovës është në pikën më të ulët të mundshme. Ne nuk kemi shtuar asnjë simpati në raport me ndërkombëtarët, përkundrazi, çdo dit shtohen zërat që Kosova nuk është e aftë për shtet, dhe e gjithë kjo falë këtyre zgjedhjeve, se pari te manipuluara e pastaj edhe kundërkushtetuese. Nga raportet ndërkombëtare që vinë pa ndërpre, në drejtim të akterëve kryesorë, sikur për korrupsion, për krim të organizuar, kontrabandë etj…

Kosova tashmë gjendet para një kolapsi të përgjithshëm. Pra jemi prapë pa President, pa Qeveri kredibile, pa një buxhet të miratuar, me një popullsi të varfëruar skajshmërish e cila tashme nuk beson dhe nuk ka shpresa për të ardhmen, si rezultat i zhgënjimit të madh që përjetojnë çdo dit. Shumë lehtë mund të ndodh, që nga një pakujdesi e organeve vendimmarrëse, nga veprime te kontestuar, nga zgjidhje problemesh ne mënyra të dyshimta dhe të papranueshme për qytetarët. Të shpërthejnë trazira të papara, trazira të cilat do mund të shkatërronin çdo gjë të arritur gjerë me tani. Përgjegjësia për një zhvillim të këtillë nuk do mund të adresohej askund tjetër, por ekskluzivisht tek Institucionet e vendit, dhe në veprimet, apo mosveprimet e tyre të papërgjegjshme.

Duke patur parasysh këto dhe shumë probleme të tjera. Mendoj se është koha e fundit që partitë politike të ulën dhe të gjejnë një kompromis, pa marr parasysh formën. Që të bëjnë zgjedhje të pranueshme, në mënyre që kuvendi të mund t’i merr ca vendime të rëndësishme si aprovimi i buxhetit, reformimi i ligjit për zgjedhje dhe të kontribuojnë që të gjithë në atë mënyrë që Kosova vërtetë të organizoj zgjedhje te lira , fer nga të cilat do të dalin së pari të zgjedhur legjitim e pastaj, edhe Institucione legjitime dhe kredibile me të cilat do përfitonte Kosova. Zgjedhjet tani duken në horizont, nuk janë më asgjë e jashtëzakonshme, e as e papritura. Të shpresosh në zgjidhje tjera të problemeve duke pretenduar të mbrohet kjo qeveri, nuk besoj që është ide e zgjuar, por me shumë e rrezikshme, ngase pa marrë parasysh kombinimet e mundshme, qytetarët e vendit kanë humbur çdo besim në të.

Zgjedhja e presidentit, nuk do duhej të behej tani, por, në bazë të një konsensusi të përcaktohet një datë brenda afatit kushtetues, për zgjedhje direkete të Presidentit të vendit. Në ndërkohë , të shkohet me ushtrues detyre dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore që presidenti të zgjedhe me vota direkte. Posti i Presidentit të vendit nuk guxon me të bëhet çështje pazaresh politike, sepse kjo tashmë u dëshmua se nuk i sjell vendit asgjë tjetër pos destabilitet politik. A e ka Kosova atë komoditet të bëjë eksperimente të kësaj natyre? Jo nuk e ka.

Është moment, që klasa politike, figurat kyçe si ne institucionet e vendit, ashtu edhe ne partitë politike, që t’i lenë anash për një moment interesat e ngushta individuale, grupore e partiake, dhe t’i kontribuojnë drejtë çështjes e cila kërkon zgjidhje urgjente. Duhet gjetur forcë dhe të bashkohemi rreth kauzës së përbashkët e që është Kosova. Të merren hapa konkret drejtë një uniteti politik, të diskutohen dhe të dakordohen zgjidhje, konsensuale, të pranueshme për të gjithë. Zgjidhja e duhur do të ishte, dakordimi për zgjedhje të reja, të përgatitura mirë, të cilat do të mbaheshin në pranverën e vitit 2012 , e deri atëherë te sforcohen dhe realizohen reformat e duhura zgjedhore, që pastaj vërtetë të mund te presim zgjedhje te lira dhe fer, e nga to të dalin institucione kredibile.

Në trend

Më shumë
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Lajme
Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Shkaku i mbështetjes së Rezolutës për Srebrenicën, partia pro-serbe tani po e shantazhon qeverinë malazeze

Mali i Zi
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lajme

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

Real Madridi do të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin që shënoi 18 gola për vetëm 1.5 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori