Shtetet e Bashkuara përdorin më shumë benzinë sesa çdo shtet tjetër në botë dhe së fundmi, shqetësimet e amerikanëve janë rritur për shkak të rritjes së çmimit të saj.
Shtëpia e Bardhë tha se planifikon që në koordinim me shtetet e tjera, të nxjerrë në treg miliona fuçi naftë nga rezervat strategjike, duke shpresuar se me këtë veprim do të ulen shpenzimet.
Çmimi mesatar me pakicë i benzinës së fundmi ka qenë 3.40 dollarë [3.04 euro] për gallon të rregullt, nga 2.11 dollarë [1.88 euro] sa ishte një vit më parë. Kjo rritje e çmimit – prej 61 për qind në 12 muaj – ka alarmuar konsumatorët.
Sipas Shoqatës Automobilistike të SHBA-së, pritet që 48.3 milionë qytetarë të udhëtojnë gjatë festave të fundvitit, apo katër milionë më shumë. Megjithatë, kjo shifër është më e ulët sesa ishte më 2019.
Çmimi i një galloni të benzinës kishte kushtuar 4.11 dollarë [3.66 euro] në korrik të vitit 2008. Edhe pse çmimi aktual është më i ulët sesa para një dekade, megjithatë rritja e tij për një vit është diçka e rrallë.
Çka përfshihet në çmimet e benzinës?
“Janë disa faktorë. Nafta e papërpunuar përbën mbi gjysmën e kostos”, ka thënë Departamenti amerikan për Energji.
Çmimet e benzinës gjerësisht përcaktohen nga furnizimet dhe kërkesat në mbarë botën.
Konsumatorët po ashtu paguajnë para shtesë për përzierjen e etanolit dhe përbërësve të tjerë, por edhe për shpërndarjen dhe marketingun. Këto kosto janë rritur ndjeshëm.
“Benzinën që ju e merrni në pompa të benzinës, realisht përmban tetë apo nëntë elemente, çmimet e së cilave janë rritur në muajt e fundit”, shprehet Tom Kloza, analist për energji në Shërbimin për Informacionet e Çmimit të Naftës (OPIS).
Pothuajse 17 për qind e kostos vjen nga taksat. Taksa federale për benzinën është 18 centë, ndërkaq taksa mesatare e shteteve është 30 centë, por dallon nga shteti në shtet.
Si do të ndikojë në çmim nafta e papërpunuar që do të merret nga rezervat?
Nxjerrja në treg e naftës nga Rezervat strategjike të Naftës së SHBA-së do të ishte një kombinim i një huaje dhe benzina më pas do t’iu shitej kompanive, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Nga rezervat është paraparë që të merren 50 milionë fuçi benzinë.
Çmimet e naftës për disa ditë kanë rënë teksa tregu i naftës po përgatitej që të merrte sasinë e kësaj lënde nga rezervat. Megjithatë, pasi që nxjerrja e naftës së papërpunuar nga rezervat mund të marrë kohë që të funksionojë në procesin e rafinimit, shoferët nuk pritet që të blejnë benzinë me çmime më të lira gjatë festave të fundvitit.
“Ka pak gjasa që ulja e çmimeve të ndodhë në një periudhë të shkurtër kohore, vetëm nëse administrata e presidentit amerikan Joe Biden e bën prioritet nxjerrjen e benzinës nga stoqet”, tha Louise Dickson, analiste e tregjeve të naftës në Rystad Energy.
Çka mund të bëhet më shumë që të ulen çmimet e benzinës?
Për shkak të çmimeve të larta të benzinës në shtetin e tij, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis u kërkoi ligjvënësve që të heqin taksat për benzinën, taksa që përdoren për të financuar infrastrukturën e transportit publik.
Taksat për benzinën në shtetin e Floridës janë pothuajse 35 centë [0.31 euro], që janë mbi mesataren kombëtare.
“Edhe shtetet e tjera të udhëhequra nga republikanët mund ta ndjekin këtë shembull, veçanërisht nëse ato argumentojnë se financimi mund të bëhet përmes Projektligjit federal për infrastrukturën”, tha Kloza.
Si do të jenë çmimet e benzinës në javët e ardhshme?
Në javët në vazhdim, çmimet e benzinës pritet të ulen, por kjo rënie, sipas Klozas, më shumë do të ndodhë për shkak të kërkesës më të ulët për karburante gjatë muajve të dimrit.
Kur kërkesa për benzinë do të rritet sërish, konsumatorët amerikanë ka gjasa të kthehen në pompat e benzinës, por kapaciteti i naftës së papërpunuar do të zvogëlohet pas një viti dhe rafineri të konsiderueshme të naftës do të mbyllen në gjithë botën.
Presidenti Biden kur ka komentuar nxjerrjen e naftës nga rezervat strategjike, ka thënë se çmimet do të duhej të ishin 25 centë [0.22 euro] më të lira sesa janë aktualisht.
Hendeku ndërmjet të ardhmes së papërfunduar të benzinës dhe çmimeve të shitësve, aktualisht është 1.14 [1.02 euro] dollarë për gallon, ndryshe çmimi më i lartë që prej prillit të vitit 2020. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës