Përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me të drejtat e pacientëve, ankesat më të shpeshta të pacientëve, trajtimi i tyre e çështje tjera.

Kodra ka treguar se si duhet të veprojmë nëse gjatë marrjes së një shërbimi shëndetësor na shkelen të drejtat.


“E para, duhesh me u lajmëruar te menaxhmenti i asaj klinike ku ka ndodh problemi... aty e shkruan një deklaratë për problemin që e ke pas dhe pret 10 ditë. Institucioni e ka obligim që brenda 10 ditëve me iu përgjigj secilit pacient për ankesën e tij”, tha ai.

Sipas tij, ndodh që ankesa nuk mund të zgjidhet për 10 ditë sepse ndonjëherë mund të jetë më e komplikuar.

“Nëse ankesa ka të bëjë me shkelje të etikës profesionale, institucioni duhet të i drejtohet Odës për me dhënë një gjykim. E oda i merr dy, tre muaj derisa kthen përgjigje, por institucioni duhet të përgjigjet brenda 10 dite se e kemi pranuar ankesën tënde, jemi duke e trajtuar dhe e kemi dërguar në odë”, tha ai.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/