Edhe këtë javë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me një sërë temash që lidhen me ekonominë, zhvillimin dhe zanatet.

Në këtë episod do të trajtohet bllokimi i eksporteve të kompanisë "Vita" nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe shkeljen e marrëveshjes CEFTA.


Gjithashtu, do të keni mundësinë të ndiqni intervistën me Faton Pecin, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë e sektorit bujqësor në Kosovë.

Një storie i kushtohet edhe subvencionimit të gështenjës dhe përfitimeve ekonomike që vijnë nga kjo.

Ndërsa në fund mund të ndiqni një storie shumë interesante rreth historisë e një farkëtari 81 vjeçar në Prishtinë, i cili vazhdon të mpreh sëpatat në punëtorinë e tij.

Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.