“Çka lyp ti këtu? Ti je asambleiste!”, përplasje e fortë mes Labinotit dhe Sasës në BBVK 4

Një debat i tensionuar ka ndodhur sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, ku protagonistë ishin Labinoti dhe Sasa. Situata u ndez kur Labi i kërkoi llogari Sarës për pjesëmarrjen e saj në reality show, duke e vënë në pikëpyetje rolin e saj publik.
Sipas Labit, Sasa nuk duhej të ishte pjesë e Big Brother, pasi sipas tij, ajo mban post publik dhe është përfaqësuese e qytetarëve. “Ti ke kërku vota te populli, për me i mbrojt dhe me ngrit zërin e popullit. Çka lyp ti këtu? Je asambliste”, u shpreh ai me tone të ashpra.
Megjithatë, Sasa reagoi menjëherë, duke e mohuar kategorikisht pohimin e Labit. Ajo tha se nuk është më pjesë e asamblesë dhe se në zgjedhjet e fundit këtë post e ka humbur. Për këtë arsye, sipas saj, pjesëmarrja në Big Brother nuk cenon asnjë përgjegjësi institucionale.
- YouTube youtu.be
Debati mes tyre ka shkaktuar reagime brenda shtëpisë dhe ka ndezur diskutime të nxehta në rrjetet sociale, ku ndjekësit ndahen mes atyre që mbështesin Labin dhe atyre që pajtohen me sqarimin e Sasës.
Pritet të shihet nëse ky përplasje do të ndikojë në marrëdhëniet e tyre në vazhdim dhe në dinamikën e lojës brenda shtëpisë. /Telegrafi/

















































