LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të dinë prindërit për rrjetet sociale dhe ankthin që shkaktojnë ato tek fëmijët?

Çka duhet të dinë prindërit për rrjetet sociale dhe ankthin që shkaktojnë ato tek fëmijët?

Për fat të keq, heqja e rrjeteve sociale nuk është zgjidhja.

Përgatiti: Arbrie Palushi

Nga ngacmimet kibernetike e deri tek ankthi që vjen nga komentet mizore, rrjetet sociale mund të bëhen “tokë me mina” për fëmijët. Probleme të cilat prindërit nuk janë shqetësuar asnjëherë, siç mund të jenë një tekst me foto intime, një video e shpërndarë në të gjithë shkollën ose në instagram të një ditëlindje ku fëmija juaj nuk është ftuar, mund të ndikojë negativisht në aspektin psikologjikë të rinjve.


Është normale që fëmijët ndonjëherë të jenë të shqetësuar apo edhe të jenë në ankth, por është një ndryshim i madh i të qenurit në ankth me raste dhe me të pasurit çrregullime me ankth që ky i fundit kërkon kujdes të veçante. Nëse fëmija juaj është në ankth dhe nuk mundet të kontrollojë atë, nuk është në gjendje ta largoj apo edhe t’i shmang gjërat, është koha që ju të kërkoni ndihmë.

Rrjetet sociale luajnë një rol mjaft të madh e të shkaktuarit këtë ankth, sepse ka fëmijë që për arsyeje të ndryshme mund të jenë me të ndjeshëm nga ato që “prodhohen” nga rrjetet sociale, e që mund të qojë deri në depresion, ankth e çrregullime tjera. Me një fjalë: Ju nuk mund ta dini ndikimin e rrjeteve sociale në fëmijën tuaj, deri sa problemet shfaqen.

Por, t’ia hiqni rrjetet sociale apo t’ia ndaloni ato, fatkeqësisht nuk konsiderohet si zgjidhje. Sepse rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës të rinjve, dhe mos të pasurit qasje në ato mund të bëhet edhe më problematike. Ideja më e mirë e asaj se çfarë duhet të bëni është që pak a shumë të mundoheni të hyni në botën e fëmijës tuaj, të kuptoni rreth “jetës” online të tij.

Pyetni ata që a munden të ju tregojnë botën e rrjeteve sociale. Kur do hyni në atë “botë”, mund t’i shihni disa gjëra pozitive që nuk i keni pritur, si dhe disa fusha problematike që fëmija mund të ketë nevojë për ndihmë. Një gjë tjetër që ju duhet bëni dhe ta shtoni në listën e të qenurit prind është, kur t’i pyesni se si kane fjetur, ose se çfarë kanë ngrenë, pyetni edhe se si ndjehen ata për rrjetet sociale. Nëse fëmija juaj nuk ndihet i sigurt se si ndjehet, më poshtë do gjeni disa këshilla se si t’i mbani rrjetet sociale pozitive për fëmijët tuaj.

Inkurajoni për përkujdesje ndaj vetes. Të hapësh instagramin dhe të shikosh se shokët apo shoqet e tua janë mbledhur bashkë dhe kanë shkuar në park ose në pishinë, pa ju ftuar juve, sigurisht qe do ndjeheni shumë keq. Nëse shihni që fëmija juaj po ndjehet keq, këshilloni që të pushojnë nga rrjetet sociale për një kohë të shkurtër, në mënyrë që ti kushtojë më shume kohë vetes dhe që edhe ju si prind t’i kushtoni më shumë kohë atij/asaj.

Ndihmoni fëmijët tuaj të kuptojnë që jo gjithçka qe postohet në rrjete sociale është e vërtet. Njerëzit postojnë gjëra qe duken se jeta e tyre është perfekte, kjo do të thotë që ata postojnë vetëm një anë të jetës së tyre, e jo problemet që i kanë ata me prindërit e tyre, me shkollë, me detyrat, ose orët e tëra që i kane kaluar për të nxjerr një foto “perfekte”. Kujtojani fëmijëve se rrjetet sociale nuk i reflektojnë gjërat problematike dhe se gjithkush ka batica dhe zbatica në jetë.

Komunikoni me fëmijët, për ndjenjat e tyre. Pyetni ata se si ju duket atyre dhe se çfarë ndjenjë kur i përcjellin fëmijët e tjerë ne rrjete sociale. Cila është pika kur ata ndjehen mirë me ata se çka shohin, dhe cila është pika ku ata nuk ndjehen edhe aq mirë dhe të pasigurt me atë se çka shohin. Ndihmoni ata që në momentin që ajo ndjenë e keqe shfaqet të ndalni telefonin dhe të bëjnë ndonjë aktivitet apo edhe diçka tjetër në mënyrë që ata të ndjehen mirë me veten e tyre.

Siguroni ata që ju jeni gjithmonë aty për t’i mbështetur. Ju ndoshta nuk do jeni në gjendje, të kuptoni botën e rrjeteve sociale. Por njohja e tyre, bënë që fëmijët të ndjehen më të vlerësuar, dhe gjasat për të ardhur tek ju dhe për të folur për problemet e tyre janë më të mëdha.

Kërkoni ndihmë. Nëse shihni ndonjë arsye për të shqetësuar, përfshirë edhe ndërrim të shpeshtë sa i përket gjendjes shpirtërore, që vjen si rezultat i rrjeteve sociale, mos përfshirja në aktivitete që dikur i pëlqenin, dhe nëse ka simptoma si dhembje koke ose barku, duhet të lini një takim me pediatrinë për një opinion profesional.

Për fund me duhet të shtoj se sa i rëndësishme është komunikimi, andaj komunikoni me fëmijët tuaj, edhe nëse ata janë adoleshentë dhe janë në faza “kritike” të jetës. Kushtojuni atyre rëndësi, bëni ata të ndjehen të fortë dhe të sigurt me atë që bëjnë dhe dëshirojnë të bëjnë dhe më e rëndësishmja të ndjehen të sigurt me mendimet e tyre dhe me zgjedhjet e tyre. Te rinjtë duhet të kuptojnë se jo gjithkush ka jetë perfekte dhe se te gjithë janë të njëjtë. Rrjetet sociale nuk janë reflektim i një bote të vërtet, janë reflektim i një botë sipërfaqësore. Prandaj ata duhet të kuptojnë se të gjithë kanë vlerat e tyre, pa marr parasysh se çfarë postojnë dhe se çka zgjedhin të bëjnë me jetën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori