Çka i dëmton më së shumti sytë, kur preferohet bërja e laserit për largimin e dioptrisë, perdja e syrit dhe tensioni – flet oftalmologu Burim Zhuri

Në episodin e 34-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, është folur për shëndetin e syve.
Burim Zhuri, oftalmolog, kirurg vitreoretinal ka folur për problemet me të pamurit, caktimin e dioptrisë, kur preferohet të bëhet laseri i syve për largimin e dioptrisë, etj.
“Eliminimi i dioptrisë me laser është metodë e cila na mundëson eliminimin e syzeve. Para se gjithash janë kriteret, rregullat që pacienti duhet t’i përmbush që të jetë kandidat për eliminim të dioptrisë...”, tha ai.
Sipas tij, laseri i syve preferohet pas moshës 20 vjeçare dhe jo më herët.
Doktor Zhuri ka folur edhe për atë se çfarë i dëmton më së shumti sytë, për ushtrime të caktuar të cilat i relaksojnë sytë pas qëndrimit të gjatë në ekran, etj.
Oftalmologu, kirurgu vitreoretinal po ashtu ka shpjeguar lidhur me perden e syrit, tensionin e syrit e ndikimit e diabetit në shikim.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi/

















































