LAJMI I FUNDIT:

Çka bëjmë pas djegies nga dielli

Çka bëjmë pas djegies nga dielli

Ndodh jo rrallë të digjemi nga zjarri, por edhe nga rrezet e diellit, kur e kemi tepruar me ekspozimin ndaj tij. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shqetësojë, pasi përveç medikamenteve të fabrikuara, mund të përdorim në këto raste edhe recetat me bime mjekësore.

Kështu, mund të përmendim melhemin nga lëvoret dhe gjethet e shtogut, të cilat vendosen në një enë të pastër me vaj ulliri dhe dyllë natyror. Këto zihen në zjarr. Kullohen dhe përzihen mirë. Plagët lyhen në shtresa të holla.
Një tjetër mënyrë është edhe përdorimi i luleve të blirit ku nga 3 deri në 10 gram lule vendosen në 1 litër ujë të valuar, mbyllen mirë për 3 orë, kullohen dhe me lëngun e ftohur lyhet vendi i djegur. Për t’i penguar të ënjturit pas djegies, lëkura e djegur mund të lyhet me uthull molle. Po ashtu, mbi vendin e djegur mund të vendoset edhe mjaltë. Mjalti e pengon të mbledhurit me dhimbje të lëkurës, dhe ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Këshillohet të përdoret mjaltë sa më i errët.


Djegia nga dielli
Nëse edhe djegia nga dielli është e gradës së lartë, mund të përzihen 200 gr kos dhe një e bardhë e vezës, si dhe 100 gr patate të freskëta e të shtypura. Me to lyhet lëkura e djegur. Mbështillet dhe mbahet gjersa të pastrohet lëkura.

Djersitja
Kundër djersitjes pihet shurupi i përgatitur nga hudhra, në mbrëmje dhe para gjumit 2 – 3 lugë gjelle në ditë.

Djersitja natën
Pengohet me sukses, nëse lëkura e trupit fërkohet me uthull molle.

Djersitja e këmbëve
Lëvorja e boçeve të bungut (Quercus petrea) shtypet dhe bëhet pluhur. Me pluhur të tillë çdo tri ditë fërkohen çorapet dhe këpucët. Po ashtu, mund të merren edhe disa patate që më pas shtypen dhe thahen. Nga kjo bëhen pece, ku vendoset edhe pak kamfor, dhe me to mbështillen këmbët. Pecet ndërrohen çdo 24 orë.

Djegiet në kokë
Së pari qethen flokët, pastaj lahet koka me ujin ku është zier drithi. Ndërkohë, merren gjethet e urthit (Hedera helix), një lugë verë, një lugë yndyrë dhe kripë. Përzihen vera, kripa dhe yndyra dhe lihen të qëndrojnë për 4 orë. Pastaj nga dy gjethe të urthit vendosen në vendin e djegur me masën e përgatitur dhe aty qëndrojnë 24 orë. Kjo përsëritet për çdo ditë, dhe çdo ditë koka lahet me ujin e drithit, ndërsa shpërlahet me verë.