Do të dëshironi ta vishni këtë kombinim çdo ditë

Çizmet e gjata deri mbi gju kanë qenë të popullarizuara për disa sezone, andaj edhe këshilla e të gjithë ekspertëve të modës është që t’i keni në veshjet tuaja.


Nëse i kombinoni me një fustan triko, do të kini një kombinim fenomenal veshjesh në të cilin do të ndiheni rehat dhe njëherësh do të dukeni elegante.

Ky stil është i përshtatshëm për raste të ndryshme, nga biznesi deri te takimet joformale, transmeton Telegrafi.

Po ju sjellim pesë veshje sipas propozimit tonë:

Kombinimi i kuq dhe kafe është një hit i qëlluar.

1fdfdfdf

Çizmet e zeza janë gjithmonë në modë. Ky kombinim është perfekt për ditë të ftohta.

2dfdfdf

Të stilizuara si kjo, me siguri do të jeni në qendër të vëmendjes. E vetmja gjë që ju nevojitet janë çizmet me ngjyra të ndezura.

3dfdfdf

Shtoni një kapelë dhe në çast kombinimi do të bëhet më femërore.

LC273149 18 6

Tonet e dheut janë një zgjedhje e sigurt. Këto ngjyra u rrinë vërtet mirë të gjithave.

4dfdfdfd

/Telegrafi/