LAJMI I FUNDIT:

City vazhdon me fitore, mposht Newcastlen me rezultat minimal

City vazhdon me fitore, mposht Newcastlen me rezultat minimal

Manchester City ka marrë edhe fitoren e dytë në sezonin e ri në Ligën Premier, teksa ka mposhtur Newcastle United me rezultat minimal 1-0.

Para fillimit të ndeshjes ka qenë një festë në ‘Etihad Stadium’, ku skuadra e Pep Guardiolas ka prezantuar tre trofetë e fituar sezonin e kaluar si atë të Ligës Premier, Kupës FA dh Ligës së Kampionëve.


Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë raste shënimi, por një gol ishte ai që vendosi ndeshjen.

Minuta e 31-të ka qenë vendimtare në këtë sfidë ku u realizua edhe goli i fitores nga Citizens.

Phil Foden asistoi bukur te Julian Alvarez me sulmuesin argjentinas që me një gjuajtje të fortë realizoi për 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të skuadrës vendase.

Edhe në pjesën e dytë ishte një ndeshje shumë e bukur ku nuk munguan rastet e mira shënimi nga të dyja skuadrat.

Megjithatë gola më nuk pati dhe goli i Julian Alvarez doli të jetë vendimtar për t’i siguruar Cityt tre pikë të reja në Ligën Premier. /Telegrafi/