LAJMI I FUNDIT:

City mposht Watfordin me het-trikun e Sterling dhe forcohet në krye të tabelës

City mposht Watfordin me het-trikun e Sterling dhe forcohet në krye të tabelës
Festa e lojtarëve të Cityt në fitoren ndaj Watfordit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester City është treguar bindës në fitoren prej 3-1 kundër Watfordit, në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.

Vendasit rrezikuan që nga minutat e para përmes Riyad Mahrez, David Silva, Oleksandr Zinchenko e Sergio Aguero, mirëpo nuk u treguan efikasë në gjysmën e parë.

Porsa filloi pjesa e dytë (46′), u zhbllokua rezultati. Raheem Sterling u gjet në vendin e duhur për ta shënuar golin e parë.


Ishte mbrëmja e Raheem Sterling (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Nuk zgjati shumë dhe u shënua goli i dytë (51′). Mahrez dhuroi një asistim të mrekullueshëm në zonë për Sterling, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte.

Anësori anglez e kompletoi het-trikun 59-të duke kombinuar me bashkëlojtarët dhe duke e lënë të pashpresë portierin Ben Foster.

Het-trik nga Sterling (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi Gerard Deulofeu (66′), i cili u asistua nga Troy Deeney.

Me këtë fitore, Manchester City ngrit diferencën në katër pikë ndaj Liverpoolit që të dielën luan kundër Burnleyt.

Manchester City do të vazhdojë me kryesimin në Ligën Premier (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Watfordi është komod në vend të tetë në tabelë dhe nuk rrezikon asgjë, ndërkohë që deri në fund të sezonit do të shpresojë që të kualifikohet në njërën nga pozitat që dërgon në garat evropiane.

Në xhiron e ardhshme, City zhvillon derbin lokal kundër Manchester Unitedit, ndërsa Watfordi është nikoqir i Southamptonit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x73uem6

https://www.youtube.com/watch?v=afFcKQKx-7I

https://www.youtube.com/watch?v=ua-NuCu3pOk

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit - Guardiola flet për të ardhmen e tij

Premier League
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori