Manchester Unitedi është befasuar nga West Bromwich Albion, duke humbur kështu me rezultat 0-1 në Old Trafford.

Me këtë rast Man Utd i dha mundësi Manchester Cityt të bëhet edhe matematikisht kampion në Ligën Premier.


Sergio Aguero Man City (Foto: Getty Images)

Djajtë e Kuq ishin skuadra që mbajtën topin më shumë, por nuk u treguan edhe aq të rrezikshëm para portës kundërshtare, duke zhvilluar më shumë një lojë në mesfushë.

Shansin e parë në ndeshje e kishte Jake Livermore në minutën e 12-të, por David de Gea bëri një pritje të mirë.

Romelu Lukaku Gibbs (Foto: Getty Images)

Tetë minuta në vonë një shans të mirë kishte Romelu Lukaku, por porteri Ben Fooster nuk lejoi që skuadra e tij të pranojë gol.

Lukalu provoi të shënojë edhe në minutën e 66-të, por nuk ia arriti.

Jay Rodriguez Momenti kur Jay Rodriguez shënoi golin e fitores ndaj Man Utd (Foto: Getty Images)

Goli i vetëm në takim u shënua nga Jay Rodriguez në minutën e 73-të.

Pas kësaj humbje Man Utd vazhdon në pozitën e dytë me 71 pikë, një më shumë se Liverpooli, kurse WBA në vendin e fundit me 24 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho është ndaj Bournemouthit, kurse WBA kundër Liverpoolit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6hv1h6

telegrafi sport app