Cindy Crawford krenare me trupin e saj

43-vjeçarja, e cila ka pozuar e zhveshur dhe është mbuluar në shkumë të rojës për një seri fotografish për magazinën amerikane Allure, mendon se trupi i saj duket mirë në krahasim me vitet që ajo ka.
“Mendoj se dukem shumë mirë për 43 vitet që i kam, por nuk dukem në mënyrën si jam dukur kur kam qenë 23-vjeçe”, thotë Cindy.
Modelja po ashtu ka pranuar se ajo ka probleme me celulitin.
“Po kam, kurrë nuk kam thënë se nuk kam. Kam lindur dy fëmijë dhe jam 43-vjeçare, andaj më lini rehat!”, ka shtuar bukuroshja.
Nga
Telegrafi
24/03/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































