Në Shtetet e Bashkuara, anketat tregojnë se kandidati demokrat për president, Joe Biden kryeson ndaj presidentit Donald Trump për zgjedhjet e nëntorit. Derisa anketat tregojnë se sa popullor është një kandidat në një moment të caktuar, ato nuk përcaktojnë gjithmonë saktë rezultatin e zgjedhjeve.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara foli me dy ekspertë që kanë parashikuar fituesin e zgjedhjeve, jo bazuar tek sondazhet, por tek modelet që kanë krijuar vetë.
Viti 2016 tregoi se anketat mund të gabojnë. Shumica e tyre tregonte se Hillary Clinton do të fitonte.
Dy ekspertë amerikanë kanë parashikuar me saktësi fituesit e zgjedhjeve presidenciale.
“Unë kam parashikuar saktë rezultatet e të gjitha zgjedhjeve që nga viti 1984”, thotë Allan Lichtman, profesor i historisë në Universitetin Amerikan.
“Modeli im i parashikimit ka qenë i saktë për 25 nga 27 votime që nga viti 1912”, thotë Helmut Norpoth, profesor i Shkencave Politike në Universitetin “Stony Brook”.
Por cila është metodologjia?
Prof. Lichtman përdor 13 “çelësa”, pyetje për çështje si ekonomia, politika e jashtme, sa e bashkuar është partia dhe karizma e një kandidati. Kur përgjigja është “po”, ajo konsiderohet në favor të presidentit, ndërsa “jo” në favor të rivalit të tij.
“Nëse të paktën gjashtë nga përgjigjet janë kundër partisë që ka Shtëpinë e Bardhë, ajo pritet të humbasë”, thotë Lichtman.
Modeli i Norpothit për zgjedhjet paraprake brenda partisë, përdor statistika që nga viti 1912, me një element kyç: cili kandidat fitoi votimet e hershme paraprake, ose zgjedhjet në nivel shteti, që përcaktojnë kandidatin presidencial të një partie.
“Kam edhe një model tjetër parashikimi që mund të shkojë pas 200 vjet dhe që ndihmon në përcaktimin e fituesit”, thotë ai.
Dhe cili është parashikimi?
“Parashikimi im është se këtë vit, Donald Trump ka 91 për qind shans të fitojë në zgjedhje”, thotë Prof. Norpoth.
“Unë parashikoj se Donald Trump do të humbasë”, thotë Lichtman.
Ai e ndryshoi parashikimin e tij, pas pandemisë dhe trazirave sociale. Deri në fund të vitit 2019, ai mendonte se Trump, do të fitonte, por…
“Brenda pak muajve, Donald Trump dhe republikanët që fillimisht dukej e sigurt se do të fitonin, kaluan në disavantazh sipas modelit tim”, thotë Lichtman.
Përcaktimi i Norpoth, që nuk mbështet asnjë parti, nuk varet nga pandemia, apo protestat.
“Parashikimi im është përfundimtar. Nuk ndryshon nga faktorët, por mund të dështojë në fund. Ka një shans 9% që të dalë gabim, por unë e marr rrezikun në sy”, thotë ai.
Të dy profesorët thonë se parashikimet e tyre janë përfundimtare, por prof. Lichtman, një demokrat, thotë se dy elementë janë jashtë kontrollit të modelit të tij: ndërhyrja në zgjedhje dhe shtypja e votës.
“Baza e republikanëve përbëhet nga burra të bardhë në moshë, si unë. Ajo pjesë e elektoratit po tkurret. Republikanët nuk mund të nxjerrin të tjerë burra të bardhë në moshë, por mund të përpiqen të ndrydhin votën e bazës demokrate mes pakicave dhe të rinjve. Kjo më shqetëson”, thotë ai.
Asnjë nga profesorët nuk i merr në konsideratë anketat për përfundimet e tyre.
“Jetojmë në një moment të veçantë social. Ndoshta disa njerëz nuk duan t’ia pranojnë as anketuesve, që mbështesin Donald Trumpin se nuk duket mirë në sytë e shumë njerëzve”, thotë prof. Norpoth.
Por cilido që të fitojë, një nga këta profesorë, e parashikoi saktë rezultatin. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës