LAJMI I FUNDIT:

Cili është sekreti i saj? I ka 62 vjet, duket së paku 20 vjet më e re

Cili është sekreti i saj? I ka 62 vjet, duket së paku 20 vjet më e re

Ylli i filmit “Pasionet e ulëta”, Sharon Stone, rregullisht ngazëllen shumicën e femrave me dukjen e saj

Ajo pothuajse nuk po plaket, ndërsa rregullisht ka publikuar fotografinë në Instagram në të cilën është vetëm në rroba banje dhe shumica e vajzave të reja munden vetëm t’ia kenë lakmi për linjat e saj, transmeton Telegrafi.


Pasi që në vitin 2001 ka pësuar sulm të rëndë në tru dhe pas dy vjetësh të kaluar duke mësuar të ecë dhe të flasë, aktorja ka filluar të kuptojë ndryshe plakjen dhe shëndetin.

“Kam pasur shanse të vogla për mbijetesë dhe nëntë ditë kam qenë e shtrirë në repartin e kujdesit intensiv. Nuk më duhet askush që të më ngushëllojë përse po plakem. Jam bindur që do të plakem”…

Është shumë e disiplinuar kur është fjala për ushqimin, por edhe për aktivitetin fizik.

Aktorja stërvit katër deri në pesë minuta në javë, ndërsa i kombinon me ushtrimet e tendosjes, forcës, jogës, pilatesit dhe vallëzimit. Thotë që nëse nuk arrin të shkojë në palestër ushtron në shtëpinë e vet.

Nuk pi alkool, shmang kafeinën dhe glutenin dhe kryesisht gatuan në shtëpi. Më së shumti përqendrohet në artikujt siç janë kinoa, thjerrëzat dhe perimet.

Kohë më parë ka zbuluar edhe që inspirimin e ka nga aktori legjendar Arnold Shwarceneger, me të cilin ka aktruar në vitin 1990.

Jam detyruar vërtet të ngre pesha të rënda dhe të ushtroj karate për shkak të rolit”, thotë aktorja.

Stone, thekson edhe që pikërisht shoqërimi me këtë njeri të fuqishëm e ka bindur që rutina cilësore e fitnesit mund të ketë ndryshim të madh jetësor dhe ky është rregulli të cilin edhe tani e ndjek.

Dukjen mund ta ketë edhe nga gjenet e mira, mirëpo edhe dashuria ndaj të afërmve me të cilët kalon shumë kohë, por edhe nga ndihma të tjerëve.

“Pos ushqimit dhe fitnesit, në shëndet ndikojnë edhe gjumi i mjaftueshëm, frymëmarrja e thellë dhe kujdesi për kopshtin dhe praktikimi i budizmit. Ndihem më e relaksuar kur mendoj vetëm për ato gjëra”, thotë Sharon. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Sharon Stone (@sharonstone) on Jul 20, 2017 at 5:49pm PDT