Cilët nga deputetët e PDK-së votuan kundër Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit
Dimal Basha sot u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas gjashtë muajve të ngërçit politik.
Basha u zgjodh kryeparlamentar me 73 vota për, kundër ishin 30 dhe 3 abstenuan.
Ishin votat e Partisë Demokratike të Kosovës, që mundësuan që Basha të jetë në krye të Kuvendit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot para seancës konstituive theksoi se PDK do të votojë Dimal Bashën për kryetar, ndonëse sipas tij, Basha nuk i plotëson kriteret për këtë pozitë.
Por, jo të gjithë deputetët e PDK-së votuan për Bashën, disa votuan kundër dhe disa abstenuan.
Kundër votuan Ganimete Musliu, Nait Hasani, Kosovare Murseli dhe Fadil Demaku. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























