Është shumë e rrallë për hakerët të cilët veprojnë në botën digjitale, të shkaktojnë dëme në botën fizike.
Por një sulm kibernetik ndaj një fabrike çeliku në Iran para dy javësh po shihet si një moment shqetësues dhe i rëndësishëm.
Një grup i hakerëve i quajtur Predatory Sparrow thanë se ata qëndrojnë prapa sulmit, për të cilin thuhet se shkaktoi një zjarr të madh, dhe ishin ata që publikuan një video për të vërtetuar storien e tyre, transmeton Telegrafi.
Video tregon pamjet e kamerave të sigurimit nga incidenti, duke shfaqur punëtorët duke u larguar nga një pjesë e fabrikës para se një makineri të fillonte të lëshonte çelik të shkrirë dhe zjarr.
Ajo përfundon me pamjet ku disa njerëz hedhin ujë me zorrë në përpjekje për të ndalur zjarrin, raporton BBC.
Në një tjetër video e cila u shfaq në internet, personeli i fabrikës mund të dëgjohet duke thirrur zjarrfikësit dhe duke përshkruar dëmet e bëra në pajisje.
Predatory Sparrow, të cilët njihen edhe me emrin e tyre në gjuhën persiane “Gonjeshke Darande” thanë se ky është një nga tre sulmet e kryera ndaj fabrikave të çelikut në Iran në ditën e 27 qershorit, si kundërpërgjigje e “agresionit” të kryer nga Republika Islamike.
Grupi gjithashtu ka filluar të shpërndajë të dhëna të shumta, të cilat ata pretendojnë se i kanë vjedhur nga këto kompani, duke përfshirë këtu edhe e-mail-et konfidenciale.
Në faqen e tyre në Telegram, Predatory Sparrow shkroi: “Këto kompani janë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare dhe ata vazhdojnë punët pa marrë parasysh kufizimet ndaj tyre. Këto sulme kibernetike, po kryhen me kujdes në mënyrë të mbrojtjes së jetëve të pafajshme”.
Fjalia e fundit në deklaratën e tyre duket se ka marrë vëmendjen e botës së sigurisë kibernetike.
Është e qartë se hakerët e dinin se potencialisht po vendosnin në rrezik jetët e punëtorëve, por që shihet se ata po mundoheshin që të siguroheshin që dyshemeja e fabrikës të ishte e zbrazët para se ta kryejnë sulmin e tyre – dhe ata ishin po aq të etur për t’u treguar të tjerëve se sa të kujdesshëm po tregoheshin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë