Cilësia e lartë e produkteve të Dromeas jua mbron shëndetin dhe i parandalon problemet afatgjate shëndetësore
Në epokën që po jetojmë tani, më shumë se asnjëherë më parë janë shtuar problemet shëndetësore të cilat shfaqen si pasojë e qëndrimit ulur për periudha të gjata.
Dhe, siç tregojnë ekspertët, përveç qëndrimit ulur, shkaktar tjetër i këtyre problemeve janë edhe karriget me kualitet të dobët që u shkaktojnë përdoruesve probleme serioze afatgjate.
Disa prej problemeve shëndetësore që shfaqen si pasojë e qëndrimit ulur për periudha të gjata janë:
• Dhimbjet e mëdha të shpinës • Shtypja e lartë e gjakut • Sheqeri i lartë në gjak • Rritja e nivelit të kolesterolit • Rritja e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, etj.
Dromeas, lideri që i furnizon me mobilie institucionet dhe kompanitë më të fuqishme në botë, e ka parasysh këtë fakt, prandaj edhe garanton për kualitetin e lartë të produkteve të veta.
Në mënyrë që përdoruesit e mobilieve të Dromeas të kenë shëndet sa më të mirë dhe t’i parandalojnë rreziqet shëndetësore, kompania është siguruar që çdo produkt i veti t’i përfshijë këto vlera:
- Ergonomi - Estetikë - Qëndrueshmëri - Shëndet dhe siguri për përdoruesin, etj.
Por, cilat janë përfitimet e qëndrimit ulur në karriget ergonomike të ofruara nga Dromeas?
Fillimisht duhet ta keni parasysh se qëndrimi ulur në karrige ergonomike nuk është luks – është domosdoshmëri!
Karriget ergonomike janë të afta të bëjnë ndryshime dramatike në shëndetin e punëtorëve, produktivitetin e tyre, kënaqësinë në punë, etj.
Duke marrë parasysh se 74% e punëtorëve përjetojnë dhimbje disa herë në javë, karriget ergonomike veprojnë duke iu përshtatur formës së trupit, duke i ofruar mbështetje adekuate shpinës dhe eshtrave tjerë, duke i mbajtur nyejt dhe indet në pozicione natyrale dhe neutrale, dhe kështu i parandalojnë dhimbjet e zakonshme dhe problemet tjera shëndetësore.
Studimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë gjithashtu raportojnë se karriget ergonomike e reduktojnë stresin, e mbajnë stafin efiçient dhe e rrisin përkushtimin sepse punëtorët e vlerësojnë brengën e punëdhënësve për shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Në përgjithësi, hulumtimet tregojnë se kalimi në mobilie ergonomike mundet:
- T’i zvogëlojë mungesat e punëtorëve në punë - T’i zvogëlojë gabimet e punëtorëve - T’i mbajë punëtorët të përqendruar në detyrat e tyre - Ta rris përkushtimin e punëtorëve - Ta rris kënaqësinë në punë - Ta rris moralin e punëtorëve - E demonstron përkushtimin e kompanisë për siguri dhe shëndet.
Prandaj, pavarësisht se çfarë pune bëni, karriget ergonomike gjithmonë janë investim i mençur.
Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë, kontaktoni në:
Tel: +383 49 463 800 E-mail: dromeasks@gmail.com FACEBOOK: Dromeas Kosovë





























