LAJMI I FUNDIT:

Cilat ushqime përkeqësojnë migrenën?

Cilat ushqime përkeqësojnë migrenën?

Shumë persona, që shpesh kanë probleme me dhimbje koke ose migrenë duhet të shmangin llojin e caktuar të ushqimit, i cili mund t’i bëjë dhimbjet e kokës dhe migrenën edhe më të dhimbshme dhe shpeshta.

Në përbërje të ndonjë ushqimi vjen tiramina, respektivisht derivati i aminoacidit tirozinë. Ai mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut, dhimbje koke dhe migrenë te personat, të cilët edhe përndryshe kanë probleme me këto gjendje.

Nëse vuani shpesh nga dhimbjet e kokës ose migrena dhe keni tension të lartë të gjakut, ekspertët këshillojnë të shmangni këto ushqime:

• Mishin e tymosur dhe produktet e mishit të thatë
• Frutat e citrusit
• Djathin e vjetër
• Salcën e sojës
• Lakra turshi
• Rrushin
• Verën e kuqe


Shkencëtarët kanë konstatuar që tiramina, e cila, vjen në përbërje të rrushit redukton veprimin e antidepresivëve të caktuar, të cilët quhen inhibitorë joselektivë të monoaminooksidazës.

Personat që pinë këta antidepresivë kanë nevojë për kujdes të veçantë në ushqim, ndërsa ekspertët theksojnë që të mbajnë ditar të ushqimit, që me siguri të përcaktojnë se në cilin ushqim janë të ndjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori