Cilat janë simptomat e anemisë? Tregon hematologu Gashi

Hematologu Fitim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet hematologjike.
Gashi po ashtu ka folur rreth anemisë dhe simptomave që mund të kemi.
“Anemia është një gjendje që karakterizohet me zvogëlimin e numrit të eritrociteve, nivelin e ultë të hemoglobinës dhe hematokritit”, theksoi doktori.
Doktori po ashtu tregoi simptomat që tregojnë se mund të jemi anemikë.
“Simptomat më të shprehura të një anemie janë lodhje, plogështi, takikardi, marramendje, pagjumësi, dhimbje e kockave, lodhje e pashpjegueshme... tek anemitë e rënda pacientët kanë problem të ecin edhe shkallëve”, tha ai.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.
Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































