Cilat janë analizat e gjakut që na tregojnë gjendjen e përgjithshme? Flet hematologu Gashi

Hematologu Fitim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet e gjakut.
Gashi në këtë episod ka folur edhe për analizat e gjakut që na tregojnë për gjendjen e përgjithshme të organizimit.
“Analizat bazë rutinë të cilat mund të bëhen në çdo qendër të mjekësisë familjare janë sedimenti i eritrociteve, pasqyra e gjakut, etj. Pasqyra e gjakut konsiston në atë sa janë eritrocitet, hemoglobina, leukocitet, trombocitet, etj. Është një pasqyrë e përgjegjshme në bazë të cilave mjeku e vlerëson pastaj gjendjen”, tha hematologu.
Tutje, doktor Gashi në këtë episod ka folur edhe për sedimentin e eritrociteve, sëmundjet e gjakut, anemitë, leukeminë, etj.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































