Çiklistët luajnë “letra, guri, gërshëra” për të caktuar fituesin - momenti bëhet viral në rrjetet sociale

Çiklistët Tandei Pogacar dhe Rafaj Majka, të cilët pak para përfundimit të garës së djeshme në turin e Sllovenisë vendosën të luajnë fitoren “guri, letra dhe gërshëra”.
Dy çiklistët iu afruan vijës së finishit dhe u kapën mat duke biseduar se kush do të fitojë fazën e katërt në raundin tjetër.
Dy sportistët vendosën të argëtoheshin duke luajtur lojën e famshme rreth 200 metra para përfundimit.
Majka ishte ai që fitoi lojën, duke kaluar paksa përpara Pogaçarit, i cili e pranoi humbjen me buzëqeshje.
Natyrisht se ky moment mes dyshes është bërë viral në rrjetet sociale, duke marrë edhe mijëra pëlqime e miliona shikime. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































