Poezi nga: Yehuda Amichai
Përktheu: Fadil Bajraj
Çifutët janë sikur fotografitë e ekspozuara në vitrinë,
Të gjithë së bashku, të shkurtër e të gjatë, të gjallë e të vdekur,
Nuse dhe dhëndurë, djem dhe bebe të bar mitzvahut.
Disa janë të restauruar nga fotografitë e vjetra të zverdhura.
Ngandonjëherë njerëzit vijnë dhe thyejnë xhamin
Dhe i djegin fotografitë. Atëherë ia nisin të
Fotografojnë dhe t’i zhvillojnë ato prapë nga fillimi
I ekspozojnë të pikëlluar dhe të buzëqeshur.
Rembrandt i pikturonte me Çallmë
Turke të lustruar me ar për bukuri.
Chagall i pikturonte duke qëndruar pezull në ajër,
Ndërsa unë i pikturoj bash sikur babain tim dhe nënën time.
Çifutët janë një pyll nën mbrojtje të përhershme
Ku pemët janë të dendura dhe bile as të vdekurit
Nuk kanë vend për t’u shtrirë. Ata qëndrojnë në këmbë, mbështeten në të gjallët,
Dhe fare nuk mund t’i dallosh. Sall zjarri i djeg
Të gjallët më shpejt.
E ç’të thuhet për Zotin? Zoti mbet
Sikur kundërmimi i një gruaje të bukur, e cila një herë
I kishte takuar kalimthi, ndërsa ata as që ia kishin parë fytyrën,
Sall aroma e saj ka ngelur, dofarë parfumesh,
I bekuar qoftë Krijuesi i dofarë parfumesh.
Njeriu çifut e mban mend sukkan në shtëpinë e gjyshit të tij.
Edhe sukka mban mend për të
Bredhjen në shkretëtirë që mban mend
Hirin e rinisë dhe Pllakën e Dhjetë Urdhërave
Dhe arin e Viçit të Artë edhe etjen edhe urinë
Që mban mend Egjiptin.
E ç’të thuhet për Zotin? Sipas marrëveshjes
Të ndarjes prej Kopshtit të Edenit dhe prej Tempullit,
Zoti i sheh fëmijët e tij sall një herë
Në vit, në Jom Kipur.
Çifutët nuk janë popull historik
Bile nuk janë as popull arkeologjik, çifutët janë
Popull gjeologjik me të çara
Dhe shembje dhe shtresa e llavë të zjarrtë.
Historia e tyre duhet të matet
Në një shkallë tjetër.
Çifutët janë të mushkëllyer dhe të lustruar me vuajtje
Si guralecët në zalldeti.
Çifutët dallohen sall në vdekje
Sikur guralecët në mesin e gurëve të tjerë:
Kur dora e fuqishme i vërvitë,
Ata kërcejnë dy herë a tri herë,
Në sipërfaqen e ujit para se të fundosen.
Dikur e pata takuar një grua të bukur
Babagjyshi i së cilës më kishte bërë synet
Shumë kohë para se të ishte lindur ajo. I tregova,
Ti nuk më njeh dhe as unë nuk të njoh
Ama ne jemi çifutë,
Babagjyshi yt i vdekur dhe unë i bëri synet dhe ti stërmbesa e tij
Me flokë të arta: ne të gjithë jemi çifutë.
E ç’të thuhet për Zotin? Dikur këndonim
“Nuk ka Zot si tonin,” tash këndojmë, “Ne nuk kemi Zot tonin”
Ama ne këndojmë. Ne ende këndojmë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re