Pasi iu largua dhunës në Siri, Nivin u takua me Salim në Liban dhe pasi dy ranë në dashuri, çifti vendosi të ndërtojë një jetë të re në Tiranë, ku kanë ngritur një biznes.
De Gusto është një bar i njohur në qendër tregtare të populluar vetëm disa metra nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, që tërheq klientët me një shumëllojshmëri produktesh.
Përveç espressos dhe kapuçinos së mirë dhe pijeve të zakonshme, ai ofron çajin tradicional turk, ushqime të shpejta të shijshme dhe nargjile të llojeve të ndryshme.
Diversiteti i produkteve duket se reflekton trashëgiminë kombëtare të pronarëve të lokalit; Salim El Sheikh Youssef është një palestinez, gruaja e tij Nivin është siriane nga periferia e Damaskut, ndërsa djali i tyre tre muajsh është shqiptar nga lindja.
Historia e tyre e dashurisë filloi gjatë luftës në Siri.
Salim, i cili drejtonte një kompani makinash me qira në Homs, më në fund vendosi të largohej nga Siria në fillim të vitit 2013 dhe erdhi në Tiranë ku vëllai i tij më i madh kishte lidhje biznesi.
Nivin gjithashtu u largua nga Siria në 2013, kur babai i saj e këshilloi të largohej nga Damasku dhe të shkonte në Bejrut. Atje ajo u njoh me Salim, që kishte shkuar për një udhëtim biznesi në Liban. Ata ranë në dashuri dhe Salim e ftoi Nivin të vinte me të në Tiranë dhe të krijonin një jetë të re së bashku.
“Më pëlqen të udhëtoj dhe kur më propozoi të vija me të në Tiranë, thashë: përse jo?” kujton Nivin ndërsa tymos nargjile në barin e tyre.
Pasi erdhën në Tiranë ata hapën një bar në shtator 2014, i cili që atëherë ka tërhequr një numër klientësh besnikë.
“Vendndodhja është e mirë dhe ne jemi miqësor me klientët. Tani kemi kryesisht klientë të rregullt dhe biznesi po shkon mirë,” tha ai.
Dy vite më pas, ata të dy thonë se Tirana u ngjan si shtëpi, kryesisht falë faktit se ndjejnë se vendasit e respektojnë kulturën e tyre.
“Ndjej se kultura në Shqipëri ka disa ngjashmëri me kulturën tonë arabe. Ne patëm një kimi të menjëhershme me mënyrën e jetesës këtu. Njerëzit na respektuan dhe na kuptuan”, shpjegon Nivin.
Salim dhe Nivin gjithashtu filluan të mësojnë gjuhën dhe dy kamarierë shqiptarë janë në punësuar në barin e tyre për t’i ndihmuar.
“Zgjodha Shqipërinë ngaqë për mua ishte e lehtë të merrja dokumente pune dhe të krijoja një jetë me familjen time si imigrant i rregullt dhe jo si rëndesë për shtetin, siç po bëhen shumë refugjatë lufte për vendet europiane,” tha Salim.
“Ne nuk e provuam aspak të kërkonim azil në një vend të Europës Perëndimore. besoj se në vendet si Suedia apo Danimarka do të kishim diferenca kulturore ndërsa këtu mund ta shprehim veten pa u gjykuar,” shtoi Nivin.
Në fakt, bari i tyre ka filluar të bëhet një pikë takimi për imigrantët nga Lindja e Mesme dhe vendet arabe, që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Gjuha arabe, shqiptare dhe anglishtja ndërveprojnë me aromën e duhanit duke krijuar një mjedis të këndshëm dhe unik.
Çifti ka vendosur që djali i tyre Omari të ketë shtetësi shqiptare, të cilën e ka fituar meqë ka lindur në Tiranë.
“Vendosëm që ai të jetë shqiptar ngaqë ne e duam shumë këtë vend,” tha Salim, pastaj shtoi “nga nga tjetër, me pasaportën e tij shqiptare, nuk do të ketë nevojë për vizë për të udhëtuar në Europë”.
Ndërsa jeta në Tiranë është e rehatshme, Nivin thotë se ajo trishtohet kur mendon për prindërit dhe tre motrat që kanë ngecur në Damask.
“Jam vazhdimisht e shqetësuar për jetën e tyre,” tha ajo. “Flas me ta nga interneti, megjithëse shërbimi këto kohë është bërë shumë i shtrenjtë”.
Megjithatë ajo çelet në fytyrë kur djali i saj Omari vjen i veshur si Babagjysh i Vitit të Ri dhe i ulet në prehër. Familja fillon të bisedojë në çështje më të lehta, si përgatitjet e tyre për festat e fundvitit./BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker