LAJMI I FUNDIT:

Çifliganec: Nuk kam kërkuar asgjë nga personat e dyshuar, nuk ka pasur bisedë të tillë

Çifliganec: Nuk kam kërkuar asgjë nga personat e dyshuar, nuk ka pasur bisedë të tillë

Biznesmeni Vanço Çifliganec përmes një kumtese me shkrim i ka demantuar pohimet në incizimet e reja të bisedave mes Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe Jordan Kamçevit për rastin “Haraçi”.

Ai thotë se ajo që Jordan Kamçev e përmend në video, se i ka kërkuar dyqan nuk ka ndodhur dhe se ai nuk realizon biseda të tilla, përcjell Telegrafi Mqedoni.


“Do të doja me përgjegjësi të njoftoj opinionin se një bisedë e tillë lidhur me ndonjë kërkesë ndaj njërit nga personat që paraqiten në incizim nuk ka ndodhur, pa përjashtim, nuk jam njeri i tillë që hyn në biseda të tilla. Qasja ime çdoherë ka qenë në pajtueshmëri me rregullat ligjore. E pakuptimtë është të përmendet emri im”, qëndron në deklaratën e Çifliganecit.

Stefanova kundër Janevës: Katica ka kërkuar që rastet “Perandoria” dhe “Banka postare” të mbyllen
Lexo po ashtu Stefanova kundër Janevës: Katica ka kërkuar që rastet “Perandoria” dhe “Banka postare” të mbyllen

Në incizimet e publikuara të gazetës “La Verita” dëgjohet se si Kamçev thotë se Çifliganec i ka kërkuar dyqan për ordinanca stomatologjike për prokuroren e PSP-së, Lile Stefanova.

Sot edhe prokurorja Stefanova e cila e udhëheq lëndën “Perandori” ku të akuzuar janë Jordan Kamçev dhe Cvetin Pandelleski në deklaratë të shkruar shpjegon se në muajin gusht 2018 të dyshuarit Kamçev dhe Pandelleski kanë tentuar të ndikojnë në hetimin që në atë kohë ka qenë kundër tyre dhe personave tjerë duke përdorë njohjet me Çifliganecin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori