Ai tha se rezoluta e vitit 1999, që i autorizon Kombet e Bashkuara për ta administruar Kosovën, mbetet në fuqi dhe se misioni i Kombeve të Bashkuara do të mbetet në Kosovë.

Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur pajtueshmëri që në Kosovë ta dërgojnë misionin policor dhe gjyqësor prej 1800 vetëve, për ta zëvendësuar administratën e Kombeve të Bashkuara, pasi Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt. /qik/