Ish-supermodelja, Christie Brinkley u shfaq në një ngjarje të organizuar në shtetin amerikan të New Yorkut.

Për këtë rast, ajo kishte veshur një fustan të bardhë me mëngë të gjata që e bënte të dukej e hijshme.


Megjithëse ka mbi supe 64 vjet, ajo nuk ngurron të veshë fustane të shkurta dhe të duket e mrekullueshme.

alexa 1

Ajo në të njëjtën kohë është nënë e tre fëmijëve në saje të tri martesave të mëparshme me personalitet të njohura publike.

Nga martesa me muzikantin, Billy Joel ka vajzën Alexa Ray Joel, e cila është këngëtare dhe kompozitore dhe nga martesa me arkitektin Peter Halsey Cook, ajo solli në jetë vajzën, Sailor Lee Brinkley-Cook, e cila filloi të merret me modelimin në moshën 15 vjeçare.

alexa 2

Christie gjithashtu ka djalin Jack Paris Brinkley Cook, në saje të martesës me Richard Taubmanin.

Ndryshe, biondina kurrë nuk ka qenë përkrahëse e dietës, por ka qenë një vegjetarian që nga mosha 13-vjeçare dhe ndoshta ky është çelësi i pamjes së saj të përsosur. /Telegrafi/