Chrissy Teigen së bashku me John Legend janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Por, kjo ka qenë e paplanifikuar, pasi dyshja e kishin zbuluar një gjë të tillë pas operacionit, të cili i ishte nënshtruar Chrissy, shkruan Daily Mail.


Pasi një fans e pyeti përmes rrjetit social Twitter, ajo tregoi se si e kishte zbuluar shtatzëninë e saj të tretë.

31973542 0 image m 99 1597469300434

“Bëra testin e shtatzënisë para se të hyja në operacion. Tregonte se është negative, po nuk ishte”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, Chrissy shtoi: “Pas shumë viteve, unë jam duke bërë testin e shtatzënisë pothuajse çdo muaj, duke u lutur që një ditë të jetë pozitiv. Fatmirësisht ashtu doli. Nuk kam pasur asnjë pozitiv më parë”.

GettyImages 1186656505 (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Po ashtu, ajo thekson se ka qenë e frikësuar pas transpantit të gjirit, të cilën e realizoi derisa po priste një fëmijë. /Telegrafi/