Chevalier zgjedh pesë portierët më të mirë në histori

Portieri i Paris Saint-Germain, Lucas Chevalier ka zgjedhur pesë portierët më të mirë në botë, ku i pari sipas tij është Manuel Neuer.
Edhe në moshën 39 vjeçare, Manuel Neuer mbetet një nga portierët më të fortë në Evropë.
Bayern Munich përfiton jashtëzakonisht shumë nga përvoja e gjerë e kapitenit të saj, i cili është gjithmonë aty kur ka nevojë dhe Neuer mbetet shumë i vlerësuar edhe nga konkurrentët e tij.
Portieri i PSG-së, Lucas Chevalier, mori pjesë në një video në Instagram nga faqja Pro direct Soccer, në të cilën iu kërkua të emëronte pesë portierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Francezi zgjodhi emra të pensionuar, por edhe aktual, ku Neuer sipas tij qëndron para emrave si Gianlugi Buffon, Thibaut Courtoi, Edwin va nder Sar dhe Petr Cech.
“Manuel Neuer është GOAT. Për mua, ai është një shembull i jetëgjatësisë, një portier modern që ende po luan në nivelin më të lartë", shpjegoi Chevalier zgjedhjen e tij. /Telegrafi/












































