LAJMI I FUNDIT:

Cher me këshilla bukurie: Drenazhi limfatik i fytyrës dhe një peshqir të njomur në ujë shumë të ftohtë

Cher me këshilla bukurie: Drenazhi limfatik i fytyrës dhe një peshqir të njomur në ujë shumë të ftohtë

Këngëtarja sot është 75 vjeç dhe prej dekadash njihet për stilin e saj magjepsës, teatror

Përveç kostumeve, të rëndësishme janë edhe zakonet e kurës së saj të fytyrës, si dhe ushtrimet e përditshme.


Këngëtarja dhe valltarja prej vitesh po kënaq publikun me kostumet e saj të veçanta skenike dhe sot ajo është model për shumë kolegë dhe artistë të skenës, transmeton Telegrafi.

Por, Cher i kushton vëmendje edhe aspekteve të tjera – kujdesi për fytyrën dhe sportet janë prioritetet e saj në baza ditore dhe kështu ka qenë prej vitesh.

– Para performancës, shkoj për drenazhim limfatik të fytyrës, për të ulur sasinë e ujit nën lëkurë. Më pëlqen edhe truku me peshqir, fillimisht e njom në ujë të ftohtë dhe e vendos në fytyrë – ka thënë ylli për revistën “Vogue”.

Përveç kozmetikës dhe trukeve, për të janë të rëndësishme edhe ushtrimet, e cila ka qenë pjesë e përditshmërisë së saj prej dekadash.

Përveç kozmetikës dhe trukeve, për të janë të rëndësishme edhe ushtrimet, e cila ka qenë pjesë e përditshmërisë së saj prej dekadash.

Ajo gjithashtu përmendi flokët e saj – për t’i ruajtur ato, ajo mban gjithmonë paruke në xhirime dhe në filma. /Telegrafi/