Chelsea po përgatitet fuqishëm për sezonin e ri, pas transferimeve të Liam Delap dhe Mamadou Sarr.  Trajneri Enzo Maresca, i cili siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge, kërkon të forcojë më tej skuadrën me dy goditje të mëdha. Klubi londinez ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmund për Jamie Gittens, i cili pritet të firmos një kontratë shtatëvjeçare.  Gjithashtu, Chelsea ka gjetur dakordësinë për një transferim që mund të arrijë deri në 60 milionë euro për Joao Pedro nga Brighton, një lojtar që ishte gjithashtu në shënjestër të Newcastle United. 

Pedro, 23 vjeç, ka rënë dakord për një kontratë shtatëvjeçare dhe pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të kryer testet mjekësore dhe për t’iu bashkuar skuadrës në Kupën e Botës për Klube.


 Por Chelsea nuk ndalet me kaq. Sipas Sky Sports News, klubi është ende i interesuar për sulmuesin Mohammed Kudus të West Ham United.  

Kudus, i cili kaloi te West Ham nga Ajax për 35 milionë funte në verën e 2023, pati një sezon debutues të suksesshëm në Angli me 14 gola në të gjitha kompeticionet, megjithëse në sezonin e fundit shënoi vetëm pesë gola.  Ai po kërkohet edhe nga skuadrat e Ligës Saudite, por futbollisti preferon të qëndrojë në Europë në këtë fazë të karrierës së tij./Telegrafi/

telegrafi sport app