Pas humbjes ndaj Arsenalit, Chelsea është mposhtur edhe nga Bournemouthi me rezultat 4-0 në Ligën Premier.

Blutë mbajtën topin dukshëm më shumë, por vendasit ishin konkret në ato pak raste.


Në 45 minutat e parë kishte raste për gol nga të dy anët, por goli mungoi.

Joshua King (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Me të filluar pjesë e dytë shënoi Joshua King (47'), ndërsa epërsinë e thelloi David Brooks (63').

Goli i qetësisë për vendasit u shënua në minutën e 74 nga King, i cili me këtë rast i dha fund edhe shpresës së skuadrës së Maurizio Sarrit për pikë nga kjo ndeshje. Sa për statistika në kohën shtesë shënoi edhe Charlie Daniels.

Joshua Kingg (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj humbje Chelsea renditet në vendin e katër me 47 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e dhjetë me 33 pikë.

Në xhiron e radhës Blutë luajnë ndaj Huddersfieldit, ndërsa Bournemouthi me Cardiffin. /Telegrafi/

telegrafi sport app