Chelsea nuk di për humbje në këtë fillim sezoni, mposht edhe Bournemouthin

Chelsea ka vazhduar me fitore në këtë fillim sezoni në Ligën Premier, e katërta radhazi erdhi nga Bournemouthit me rezultat 2-0.
Blutë ishin më të mirë, edhe pse në disa periudha të ndeshjes hasën në disa vështirësi.
Rasti më i mirë në pjesë e parë ishte nga Marcos Alonso, i cili në minutat shtesë goditi shtyllën.

Ishte mbrojtësi i mysafirëve Nathan Ake që iu afrua golit disa herë, por anglezi nuk arriti të tund rrjetën.
Golin e parë në takim e shënoi Pedro (72'), kurse ai iqetësisë u shënua nga Eden Hazard në minutën e 85-të, belgu shënoi pas disa lëvizjeve të bukura në zonë.

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e dytë me 12 pikë, kurse Bournemouthi vazhdon në pozitën e pestë me shtatë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Bluve është kundër Cardiffit, kurse skuadra e Eddie Howe luan ndaj Leicester Cityt. /Telegrafi/






















































