LAJMI I FUNDIT:

Chelsea merr një fitore të madhe ndaj Stoket të Shaqirit, vazhdon mbretërimin në Ligën Premier (Video)

Chelsea merr një fitore të madhe ndaj Stoket të Shaqirit, vazhdon mbretërimin në Ligën Premier (Video)

Chelsea ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim te Stoke City.

Blutë kaluan shpejt në epërsi në pjesën e parë, ku shënues ishte anësori brazilian, Willian, i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 13.

Willian duke festuar së bashku me Costan

Në vazhdim të pjesës së parë vendasit u hodhën në sulm me të gjitha forcat, duke arritur të shënojnë golin e barazimit me anë të Bruno Martins Indit në minutën e 34, por gjyqtarët e anulojnë për pozitë jashtë loje.


Megjithatë, Stoke arritën të gjejnë përsëri golin e barazimit, ku kësaj radhe shënues ishte Jonathan Walters, i cili u tregua i saktë në minutën e 38 nga penaltia e shkaktuar nga Gary Cahill dhe skuadrat shkua në pushim me rezultat 1-1.

Festa e Walters pas golit të barazimit

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat ishin të barabarta, por rasti më i mirë për golin e epërsisë i takoi Chelseat.

Luhej minuta e 66 kur mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso, goditi transversalen nga goditja e dënimit nga një distancë rreth 25 metra dhe shifrat mbeten të pandryshuara.

Deri në fund të ndeshjes, futbollistët e Antonio Contes provuan edhe disa herë të shënojnë golin e fitores dhe atë e arritën në minutën e 87, ku pas një tollovie në zonë më së miri u gjend, Cahill, i cili shënoi për epërsinë dhe rezultatin përfundimtar 2-1.

Festë e madhe te goli i fitores!

Pas kësaj fitore, Chelsea vazhdon kryesimin në Ligën Premier me 69 pikë apo 13 më shumë se ndjekësit, ndërsa Stoke City renditet e nënta me 36 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5f5v26_hhhhhhhhhhh_sport

http://www.dailymotion.com/video/x5f5yvg_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5f68kq_gary-cahill-goal-hd-stoke-city-1-2-chelsea-18-03-2017_sport

Në trend Sport

Më shumë
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

La Liga
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Kalo në kategori