Chelsea kërkon të këndellet në takimin ndaj Southamptonit - formacionet zyrtare

Chelsea është nikoqir Southamptonit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së shatët në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon ora 16:00, do të luhet në stadiumin "Stamford Bridge", me The Blues që cilësohen si favoritë në letër.
Për këtë sfidë, Thomas Tuchel do të ketë mungesa si ajo e Reece James dhe Christian Pulisic që janë të lënduar, derisa N'Golo Kante është i infektuar me coronavirus.
Në anën tjetër, The Saint kanë mungesa si Armando Broja,që nuk mund të luaj për shkak të marrëveshjes së huazimit, derisa Jack Stephens është i lënduar.
Formacioni zyrtar i Chelseat: Mendy, Chalobah, Silva, Rudiger, Azpilicueta, Loftus-Cheek, Kovacic, Chilwell, Werner, Lukaku, Hudson-Odoi
Formacioni zyrtar i Southamptonit: McCarthy; Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters; Romeu, Ward-Prowse; Redmond, Walcott; Tella, A Armstrong. /Telegrafi/





















































