LAJMI I FUNDIT:

Chelsea kërcënon lojtarin e tyre: Rinovo kontratën ose nuk luan deri në 2026

Chelsea kërcënon lojtarin e tyre: Rinovo kontratën ose nuk luan deri në 2026

I riu i Chelseat, Josh Acheampong, është informuar nga drejtorët në “Stamford Bridge”, përfshirë trajnerin Enzo Maresca, se ai nuk do të luajë për ekipin e parë të klubit derisa të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Mbrojtësi 18-vjeçar ka luajtur vetëm dy herë për skuadrën e parë të klubit kryeqytetas, por është caktuar të jetë një nga yjet e tyre të ardhshëm me Marescan që ka thurur lavde më parë për të.

“Më pëlqen shumë Josh. Për mua, potencialisht, ai mund të jetë një lojtar i mirë, një mbrojtës i mirë në të ardhmen”, deklaroi strategu italian.


“Me lojtarët e rinj, kam shumë përvojë dhe më pëlqen t’i moderoj pak, sepse sot lojtarët e rinj mund të ndryshojnë shumë shpejt”, vazhdoi Maresca – por sensacioni i fundit mund të shkaktojë shumë probleme për Blutë.

Marrëveshja aktuale e të riut me Chelsean skadon në qershor 2026 dhe, sipas The Athletic, ndërsa klubi ka hapur bisedimet me të dhe përfaqësuesit e tij për një zgjatje për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë.

Atij i është thënë se, derisa refuzon të nënshkruajë kontratën dhe të zgjasë qëndrimin e tij në Londrën perëndimore, ai nuk do të luajë në radhët e akademisë.

Asgjë, të paktën, ende nuk është finalizuar dhe kjo mund të ketë pasoja të dëmshme për aspiratat e tij për t’u rreshtuar përkrah lojtarëve të ekipit të parë.

Real Madrid, Liverpool, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur raportohet gjithashtu se janë admirues të zjarrtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori