LAJMI I FUNDIT:

Chelsea heq dorë nga Lukaku, kthen vëmendjen kah Messi?

Chelsea heq dorë nga Lukaku, kthen vëmendjen kah Messi?

Chelsea thuhet se është gati t’i afrohet Lionel Messit, gjë që mund të ndikojë në ofertën e tyre për Romelu Lukakun e Interit.

Lajmi tronditës mbrëmjen e djeshme se Messi nuk do të nënshkruante një kontratë të re me Barcelonën shkaktoi trazira në tregun e transferimeve.

Manchester City njoftoi përmes trajnerit Pep Guardiola sot se ata as nuk do të përpiqen të marrin Messin, sepse ata sapo nënshkruan me Jack Grealish për 120 milionë euro nga Aston Villa.


Guardiola dhe Pochettino flasin për një transferim të mundshëm të Messit
Lexo po ashtu Guardiola dhe Pochettino flasin për një transferim të mundshëm të Messit

Tani gazeta spanjolle Diario AS pohon se Chelsea do të jetë në garë me një propozim për Messin dhe ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e tij.

Kjo mund të ndikojë në ndjekjen e sulmuesit të Interit, Lukaku, veçanërisht pasi Nerazzurrët po duan ofertë vetëm me para, duke refuzuar emra shkëmbimesh lojtarësh si Marcos Alonso, Emerson Palmieri ose Davide Zappacosta.

Sidoqoftë, burime të shumta janë të sigurta se Paris Saint-Germain mbetet favoriti për të nënshkruar me Messin, ku ai do të ribashkohej me ish-shokun e Barcelonës, Neymar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori