Daily Mail raporton se Los Blancos do ta nxjerrin në shitje mbrojtësin spanjoll në fund të sezonit aktual.

Chelsea dhe Manchester City janë të gatshëm që të paraqesin oferta për ta pasur në radhët e veta 27-vjeçarin.


Edhe Jose Mourinho edhe Manuel Pellegrini kanë punuar në të kaluarën me Ramosin në Bernabeu, prandaj dëshirojnë ta kenë në dispozicion te skuadrat e tyre.

Njoftimet nga mediat spanjolle thonë se futbollisti spanjoll i ka prishur marrëdhëniet me presidentin e klubit Florentino Perez dhe me trajnerin Carlo Ancelotti, edhe pse ky i fundit ka mohuar gjithçka. /Telegrafi/