Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes eliminatore ndaj Kombëtares së Çekisë.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme të Grupit A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.


Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes janë gati.

Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku e ka vlerësuar lart Çekinë, por pret shumë futbollistët e Kosovës, pasi sipas tij ekipi ka një ëndërr dhe duhet ta ndjek.

70874991 2357412240962543 5159433737536012288 n  Challandes në konferencë për shtyp (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Shpresoj që lojtarët janë të gatshëm nga ana psikologjike për këtë sfidë", ka thënë fillimisht Challandes në konferencë për shtyp.

"Ajo se çfarë kam dashur gjithmonë është që ekipi të ketë plot pasion, të ketë forcë sepse ne kemi një ëndërr përpara të cilën duhet ta ndjekim".

69508744 377478029591715 3102556908590989312 n Challandes së bashku me Vojvodën në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Për të arritur këtë ëndërr ne duhet të japim gjithçka nga vetja".

"Dallimi ndërmjet kundërshtarëve është i dukshëm duke nisur nga kundërshtarët. Çekia ka një ekip shumë të fortë dhe për ne nuk është aspak e lehtë. Na duhet një ndeshje e çmendur për të arritur një rezultat pozitiv".

"Kur flas për lojë të çmendur, e kam për pasionin dhe vullnetin për të qenë gjithmonë të gatshëm për çdo aksion".

"Një mentalitet i cili është gjithmonë i vëmendshëm për të qenë në gjendje për të shënuar dhe për t'u mbrojtur në çdo moment".

"Një element kyç për ne është edhe publiku. Kërkojmë edhe mbështetje të çmendur edhe nga publiku, pasi që na duhet një fitore", përfundoi zvicerani. /Telegrafi/

telegrafi sport app