LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë emërimi i Gerasimovit në krye të operacioneve ushtarake të luftës në Ukrainë

Çfarë do të thotë emërimi i Gerasimovit në krye të operacioneve ushtarake të luftës në Ukrainë

Gjatë rrjedhës së luftës, fraksionet duket se janë shfaqur brenda udhëheqjes së Rusisë.

Në muajin nëntor, Politico raportoi për një luftë të brendshme për pushtet mes dy grupeve kryesore.

Njëri ishte “grupi i luftës” i udhëhequr nga udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov dhe themeluesi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe nga ana tjetër agjencitë ruse të sigurisë, ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.


Gerasimov sapo është emëruar kreu i “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë – sigurisht një fitore për këtë fraksion.

A mund të jetë emërimi për arsye politike?

Mendohet se disa në Kremlin besojnë se kontrolli i presidentit rus, Vladimir Putin në pushtet mund të rrëshqasë papritur – gjë që shpjegon pse zyrtarët e lartë janë rreshtuar për të përfituar nga rasti.

Për shembull, Kadyrov dhe Prigozhin kanë bërë përpjekje për të vjedhur vëmendjen politike – me këtë të fundit që shkon në vijën e frontit pranë Bakhmut për të takuar trupat e Wagnerit që luftojnë atje, ndërsa Putin ka shmangur vizitën në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt.

Prigozhin kishte mbështetur hapur Sergei Surovikinin, i cili sot është hequr nga detyra si komandant i operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Analisti ushtarak, Rob Lee, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme, tregon se pse mendon se ndryshimi i komandës mund të ketë ndodhur.

Profili në rritje i grupit mercenar Wagner në luftën e Ukrainës – veçanërisht beteja për qytetin e Bakhmut – ka ndihmuar gjithashtu në ngritjen e profilit të Prigozhin.

Dhe ndërsa ai ka shpërndarë video nga afër vijës së frontit, ai ka kritikuar gjeneralët dhe drejtuesit e ministrisë së mbrojtjes që nuk kanë bërë të njëjtën gjë.

Lee thotë se ndryshimi i lidershipit do të thotë se Gerasimov tani mund të “shfaqë video që e tregojnë atë duke bërë të njëjtën gjë dhe duke marrë përgjegjësinë kur linja e frontit të jetë stabilizuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Serbia
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Serbia
Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Amerika
Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Këshilltari i Trumpit tregon se cilin territor, Ukraina do të duhet t'ia dorëzojë Rusisë

Evropa
Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Serbia
Kalo në kategori