Agjencitë e vlerësimit thonë se Rusia, pas pushtimit të Ukrainës, ndodhet në prag të pamundësisë për t’i paguar obligimet qeveritare. Për më tepër, udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se falimentimi rus nuk është më një “ngjarje e pamundur”.
Po, përse Rusia ka arritur në këtë gjendje?
Sanksionet që i ka vënë Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, kanë vendosur kufizime të mëdha mbi bankat dhe transaksionet e tyre financiare me Rusinë. Ato, gjithashtu, kanë ngrirë shumë nga rezervat e Qeverisë ruse në valuta të huaja.
Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, ka thënë se Qeveria ka dhënë udhëzime për t’i bërë pagesat në dollarë, por ka shtuar se nëse bankat nuk mund ta bëjnë këtë për shkak të sanksioneve, pagesat do të bëhen me monedhën ruse.
Për të qenë zyrtarisht e falimentuar, Rusia duhet t’i kalojë 30 ditë pa paguar obligimet qeveritare. Pra, Rusia ka para për të paguar, por thotë se nuk mund ta bëjë këtë, për shkak të sanksioneve që i kanë kufizuar bankat dhe kanë ngrirë një pjesë të madhe të rezervave të saj valutore.
Agjencitë e kanë ulur vlerësimin për Rusinë nën shkallën e investimeve, ose “junk”. Agjencia Fitch ka thënë se vlerësimi i saj “C” do të thotë se “procesi i falimentimit” ose “i ngjashëm me falimentimin” ka filluar.
Disa obligime ruse mund të paguhen në rubla, në rrethana të caktuara, por jo të gjitha. Ka indikacione se shuma e rublave do të përcaktohet nga kursi aktual i këmbimit, i cili ka rënë dhe kjo do të thotë se investitorët do të merrnin shumë më pak para.
Rusia nuk do të mund t’i paguajë as borxhet ndërkombëtare në rubla, të cilat është dashur të paguhen më 2 mars, por afati i është shtyrë për 30 ditë, përkatësisht deri më 2 prill.
Këto pagesa janë bërë në një fond depozitues shtetëror, por nuk u janë dërguar investitorëve të huaj, për shkak të kufizimeve mbi Bankën Qendrore të Rusisë. Edhe për obligimet në dollarë, që i lejojnë pagesat në rubla, gjërat mund të jenë të ndërlikuara.
“Rublat padyshim nuk janë të pavlera, por po zhvlerësohen me shpejtësi. Mendoj se kjo mund të jetë edhe çështje ligjore: a janë këto rrethana të jashtëzakonshme apo janë shkaktuar nga vetë Qeveria ruse, për shkak se Qeveria ruse ka pushtuar Ukrainën? Kjo mund të zgjidhet në gjykatë”, thotë Clay Lowery nga Instituti Ndërkombëtar i Financave.
Vendimin për falimentim mund ta marrë gjykata, ose agjencitë e vlerësimit mund ta ulin në falimentim vlerësimin e një vendi.
Cili do të ishte ndikimi i falimentimit të Rusisë?
Analistët e investimeve thonë se falimentimi i mundshëm i Rusisë nuk do të kishte ndikim në tregjet dhe institucionet financiare botërore ashtu siç ka pasur më 1998. Në atë kohë, falimentimi i Rusisë ka shkaktuar çrregullime financiare në të gjithë botën.
Qeverisë amerikane i është dashur të ndërhyjë dhe t’i detyrojë bankat të shpëtojnë Menaxhimin e Kapitalit Afatgjatë – një fond i madh mbrojtës i SHBA-së, kolapsi i të cilit mund të kërcënonte stabilitetin e sistemit më të gjerë financiar dhe bankar.
Megjithatë, këtë herë, “është e vështirë të thuhet paraprakisht 100 për qind, sepse çdo falimentim sovran është i ndryshëm dhe efektet globale do të shihen vetëm pasi të ketë ndodhur”, thotë Daniel Lenz nga banka gjermane DK Bank me seli në Frankfurt.
“Falimentimi rus nuk do të ishte ndonjë befasi e madhe për tregun në tërësi. Nëse do të kishte valë të mëdha tronditëse, ato do të shiheshin tashmë. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë probleme të vërejtshme në sektorë më të vegjël”, shton Lenz.
Ndikimi jashtë Rusisë mund të zvogëlohet, sepse investitorët dhe kompanitë e huaja kanë reduktuar ose shmangur marrëveshjet me të qysh në vitin 2014, kur SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë vendosur disa sanksione, për shkak të aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Çfarë ndodh kur një vend falimenton?
Shpesh, investitorët dhe qeveria që ka dështuar t’i bëjë pagesat, do të negociojnë një zgjidhje, sipas së cilës, kreditorëve u jepen bono të reja që vlejnë më pak, por që të paktën u japin një kompensim të pjesshëm.
Megjithatë, është vështirë të parashikohet se si mund të ndodhë tani kur lufta vazhdon dhe sanksionet perëndimore ndalojnë shumë marrëveshje me Rusinë, bankat dhe kompanitë e saj.
Në disa raste, kreditorët mund të padisin. Në këtë rast, obligimet ruse besohet se vijnë me klauzola, që lejojnë shumicën e kreditorëve të bien dakord për një zgjidhje dhe më pas t’ia imponojnë atë zgjidhje edhe pjesës tjetër, duke i parandaluar kështu paditë.
Kur një vend falimenton, ai mund të shkëputet nga huamarrja në treg derisa të zgjidhet çështja e mospagesave dhe investitorët të rifitojnë besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e qeverisë për të paguar. Qeveria ruse ende mund të marrë hua rubla brenda Rusisë.
Rusia po vuan tashmë nga sanksionet, të cilat e kanë çuar rublën në rënie dhe kanë ndërprerë lidhjet e saj tregtare dhe financiare me pjesën tjetër të botës. Falimentimi do të ishte një simptomë më shumë e izolimit politik dhe financiar të Moskës, për shkak të pushtimit të Ukrainës. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës