Çfarë të hani kur trupi juaj dëshiron sheqer dhe ëmbëlsira
Hulumtimet tregojnë se disa lloje ushqimesh mund të ndihmojnë në plotësimin e dëshirës për ëmbëlsira dhe sheqer, të tilla si frutat, farat ose uji.
Ka shumë mite rreth asaj se çfarë e redukton dëshirën për sheqer, por vetëm disa janë mbështetur nga kërkimet. Me kaq shumë thashetheme se çfarë mund t’i kënaqë dëshirat, është e vështirë të dihet se cilat ushqime janë më të mira për të ngrënë kur keni dëshirë për sheqer.
Megjithatë, hulumtimet tregojnë se disa ushqime – të tilla si frutat, uji ose farat – mund të jenë një zëvendësues adekuat që do ta zvogëlojë dëshirën tuaj për sheqer.
Frutat janë një burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat mund të ndihmojnë në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Pasi ndoqën shprehitë ushqyese të 3.518 australianëve për 12 vjet, studiuesit zbuluan se ngrënia e sasive të moderuara të frutave lidhej me një zvogëlim të rrezikut për 36 për qind të zhvillimit të diabetit të tipit 2 (sipas një studimi të qershorit 2021 në The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism).
Lloji i sheqerit në fruta quhet fruktozë që është treguar të ketë pak efekt në sheqerin në gjak kur merret me moderim, dhe për shkak të fibrave, ajo nuk do të shkaktojë një rritje e madhe e sheqerit në gjak (sipas një studimi të qershorit 2009 në Journal of Nutrition).
Manaferrat, mjedrat dhe boronicat – mund të jenë një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, por ato gjithashtu mund të kujdesen për dëshirën tuaj për të ngrënë ëmbël.
Uji – nëse nuk keni pirë ujë për një kohë, mund të filloni të dëshironi diçka të ëmbël, edhe nëse nuk jeni të uritur. Etja dhe dehidrimi shpesh ngatërrohen si uri dhe mund të çojnë në dëshirën për sheqer. Pirja e sasive më të mëdha të ujit lidhet me më pak dëshira për ushqim dhe ndjenja urie (sipas një studimi për fiziologjinë dhe sjelljen në tetor 2018).
Përtypja e çamçakëzit – është e lidhur me uljen e dëshirave për ushqime të ëmbla dhe të kripura, sipas klinikës Mayo. Për sa kohë që është pa sheqer, çamçakëzi sugjerohet si një mënyrë e shpejtë për t’i frenuar dëshirat. Sipas një studimi të majit 2007 të botuar në Appetite, është zbuluar se çamçakëzi mund ta shtypë oreksin, veçanërisht dëshirat për ëmbëlsira dhe madje i ndihmon njerëzit të hanë më pak ushqime jo të shëndetshme.
Perimet – zarzavatet me gjethe, si spinaqi, brokoli dhe lakra, përmbajnë tilakoide – të cilat studimet tregojnë se mund ta zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsira. Ngrënia e më shumë tilakoideve zvogëloi konsumimin e ushqimeve dhe dëshirat e pjesëmarrësve për ushqime të ëmbla (sipas një studimi të gushtit 2015).
Farat – janë përgjithësisht fibroze dhe përmbajnë yndyra dhe proteina të shëndetshme, ndaj u përshtaten kritereve. Kopra ka një erë aromatike dhe mund të ndihmojë tretjen, kështu që përtypja e farave të koprës mund të ndihmojë në uljen e dëshirave për sheqer, megjithëse efekti i farave të koprës në dëshirat për sheqer nuk është hetuar plotësisht. Farat Chia janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe yndyrave omega-3 dhe kur hamë diçka me to, ajo grumbullohet në stomak dhe na bën të ndihemi më të ngopur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025